Ata që vishen mirë bëhen më të suksesshëm

Life style

Ata që vishen mirë bëhen më të suksesshëm

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 17:30
Ilustrim

Duket se duhet ta bëni shprehi të visheni mirë nëse dëshironi të keni sukses.

Studimet e fundit kanë treguar se ka vlerë nëse visheni mirë për punon që e dëshironi.

Hulumtuesit tregojnë se veshja e rrobave të mira në zyre mund të ndikojë në mënyrën si personat tjerë ju perceptojnë, sa me vetëbesim ndiheni dhe sa jeni të aftë të mendoni në mënyrë abstrakte.

Në një studim të kryer në Yale në vitin 2014 që ishin përfshirë 128 meshkuj të moshave mes 18 dhe 32 vjet, pjesëmarrësit është dashur të merrnin pjesë në negociata të shitblerjes.

Ata që ishin veshur keq (në pantallona dhe sandale plastike) kishin arritur të fitonin mesatarisht 680,000 dollarë në teori, ndërkaq grupi i veshur me tesha kat kishte korrur një profit prej 2.1 milionë dollarëve.

Michael L. Slepian, bashkautor i studimit, thotë se personat që vishen mirë ndihen më të fuqishëm dhe, kur ndiheni më të fuqishëm, ju nuk fokusoheni në detaje të parëndësishme.

Prandaj është e rëndësishme që çdo ditë të visheni mirë dhe suksesi mund të jetë i pashmangshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat