Maskat që e përmirësojnë lëkurën tuaj

Life style

Maskat që e përmirësojnë lëkurën tuaj

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 09:18
Ilustrim

Kafeina është një përbërës që ofron shumë përfitime për lëkurën. Është një stimulues i madh i qarkullimit të gjakut, ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe ka shumë veti anti-inflamatore.

Dëshironi të eleminoni rrathët e errët të syve, të përmirësoni pamjen e lëkurës ose të keni duar të buta?

Ja disa maska efikase të cilat mund t’i përgatisni në shtëpi.

Rehatohuni në komoditetin e shtëpisë suaj dhe kthejeni në një SPA të vërtetë me këto receta.

Për të zhdukur rrathët e zinj poshtë syve

Vaj kokosit + Kafe arrijnë kombinimin e përsosur për të luftuar menjëherë shenjat e lodhjes dhe mungesës së gjumit. Duke krijuar një maskë me këto përbërës ju do të eliminoni rrathët e errët dhe do të forconi lëkurën.

Këtë përzierje mudn ta bëni në një tas me një lugë gjelle vaj kokosi me kafe të pjekur dhe përzierjen aplikojeni në zonën poshtë syve.

Le të veprojë për 15 minuta dhe pastaj hiqeni me pak ujë të ngrohtë. Nëse doni një efekt më të madh merrni dy paketime me çaj jeshil, futini në ujë të ftohtë dhe vendosini në qepalla për 15 minuta më shumë. Kështu do të dukeni më të çlodhur dhe të relaksuar.

Për duar perfekte

Vaj bajame + 1 bar çokollatë + vaj eukalipti

Që manikyri uaj të zgjasë më shumë, duhet t’i mbani duart tuaja hidratuara. Vaj bajame është një përzierje e shkëlqyer, sepse ajo thith lagështinë e lëkurës dhe parandalon tharjen e saj.

Kombinoni pak vaj bajame, vaj eukalipti dhe 1 copë çokollatë në një tigan, i vendosni në nxehtësi të ulët derisa të jenë plotësisht të inkorporuar. Lëreni maskën të freskohet dhe vendoseni në duart tuaja për 10 minuta. Së fundi, shpëlajini me ujë të nxehtë dhe masazhojini me një krem me bajame për një efekt më të mirë.

Për një lëkurë të butë

Mjaltë+ Bajame

Kjo maskë është e përkryer për një lëkurë të qetë dhe rrezatuese në çast. Gjëja e parë që duhet të bëni është të shtypni dy bajame shumë mirë dhe t’i përzieni me një lugë mjaltë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat