Këto janë fjalët që nuk duhet t’ua thoni fëmijëve tuaj

Life style

Këto janë fjalët që nuk duhet t’ua thoni fëmijëve tuaj

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 09:32
Ilustrim

Në debat e sipër me fëmijën harrojmë se janë disa fjalë të cilat nuk duhet t’i themi kurrë me zë të lartë. Më mbrapa as nuk e mbajmë mend çfarë thamë, por fëmija nga ana tjetër nuk i harron kurrë, përkundrazi!

Është e vështirë të kontrollosh veten kur je e acaruar, ama gjithsesi ne do t’ju rendisim 3 fraza që ju si prind duhet të mundoheni t’i shmangni sa më shumë, për të mos e bërë fëmijën të ndihet i trembur, në faj dhe i turpëruar.

1.”Po më çmend, po ma heq trurin”

Në vend që t’i flisni fëmijës kaq ashpër mundohuni të paktën t’i thoni: “S’më pëlqen fare kjo sjellje, ç’është kjo sjellje kështu?” Sigurohuni t’i shpjegoni përse sjellja në fjalë është e gabuar dhe se si ai mund ta ndryshojë. Ndihmojeni fëmijën të kuptojë përse “po ju çmend”, por mos i bëni të ndihen totalisht përgjegjës për gjendjen tuaj emocionale dhe mendore shkruan Pop Sugar.

2. “Çfarë dreqin ke, je në terezi?”

Kjo mund ta bëjë fëmijën të ndihet keq me veten dhe teksa rritet do të dyshojë gjithmonë në aftësitë dhe mendimet e tij. Në vend që të përdorni të tilla fraza fyese, adresohuni direkt te problemi: “S’më pëlqen kur ti….” Kjo do të shërbejë si busull për ta orientuar drejt sjelljes së duhur.

3. “Bëj këtë ose…”

Kjo shprehje ushtron presion te fëmija për të ndryshuar me patjetër. Pa kuptuar ju i keni mësuar që më vonë edhe ai, njësoj siç ju bëtë me të t’i arrijë gjërat që do në jetë përmes agresivitetit. Një alternativë më e mirë është “ Kur ti….. , ndihem…..”. Kjo do ta bëjë fëmijën të lidhet më shumë me ju dhe të kërkojë të ndryshojë sepse nuk dëshiron ta shikojë mamanë keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat