Fëmijët e parë janë më të mençurit

Life style

Fëmijët e parë janë më të mençurit

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 07:35
Ilustrim

Lajm i cili mund t’i përçajë familjet anë e mbanë globit: fëmijët e parë janë gjithë më të mençur sesa vëllezërit e motrat e tyre.

Hulumtuesit e Universiteteve të Houston-it, Sheffield-it dhe Wales-it kanë zbuluar një lidhje të fortë negative mes renditjes së lindjes dhe inteligjencës së fëmijëve.

Pra, aq më shumë vëllezër e motra të mëdhenj që keni, aq më pak inteligjentë mund të jeni.

Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se fëmijët e parë kanë tendenca të kenë më shumë vetëbesim për inteligjencën e tyre, ndërkaq të vegjlit janë më të prirë të kenë mungesë vetëbesimi në aftësitë e tyre skolastike.

Por, përse ndodhin këto dallime?

Sipas hulumtuesve, gjithçka varet nga vëmendja që prindërit ua kushtojnë fëmijëve.

Aq më shumë fëmijë që kanë, aq më pak vëmendje ka gjithsecili fëmijë dhe aq më pak të prirë janë ata të performojnë mirë në teste akademike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat