Është koha t`i jepni shkëlqim lëkurës së trupit!

Life style

Është koha t`i jepni shkëlqim lëkurës së trupit!

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 08:07
Ilustrim

Me vaj, krem apo pudër, tregu sot ofron mundësi pafund për një pamje sa më të bukur të lëkurës së trupit, e nxirë ose jo. Vëmendja është përqëndruar së tepërmi tek produktet shkëlqyese të fytyrës, por duhet ta dini se tani, edhe ato të trupit janë të domosdoshme.

Mjetet për tu kujdesur për të dyja, nuk mungojnë.

Ka vajra shkëlqyes, të krijuar me përbërës antioksidantë si vaji i arganit apo ai i susamit; që të dy e lënë lëkurën të butë e i japin ndricim, përvecse edhe të parfumosur me shumë delikatesë. Janë të mirë sidomos për zonën e këmbëve.

Kremrat me efekt shkëlqyes janë po kështu një ndihmë e vyer, sidomos për lëkurën pas plazhit. Ato zbusin, ushqejnë dhe e gjitha, shoqëruar me një shkëndijë të lehtë të florinjtë. Ideale për shpatullat, krahët dhe dekoltenë.

Kjo vlen edhe për pudrat me “xixa“ , të cilat gjenden edhe ato në listë; janë shumë fine për trupin e të lehta për tu aplikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat