Një grua ka treguar për momentin e tmerrshëm kur ia theu të dashurit të saj penisin gjatë seksit.
Megan Barker dhe partneri Adam Francis ishin në mes të aktit seksual, kur një ‘krismë’ pengoi sesionin e tyre.
Megan, 23 vjeç, tha se dhoma e tyre dukej si një “skenë krimi”, pasi që kishte gjak kudo nëpër të.
I dashuri i saj i traumatizuar, 24 vjeç, ende vuan kur i kujtohet ajo ditë, pavarësisht se tash është shëruar plotësisht.
Ajo tha: “Adam doli prapa meje gjatë seksit, përderisa unë lakova shpinën time dhe më pas e dëgjova këtë krismë të çuditshme”.
Kur Megan u kthye për ta shikuar Adamin, ai ishte zbardhur dhe ajo e kuptoi menjëherë se diçka nuk ishte në rregull, kur gjaku filloi të shpërthente nga penisi i Adamit.
Adam vrapoi në tualet, përderisa ajo e thirri emergjencën pasi gjaku nuk ndalej.