5 gjërat që nuk duhet t’ja thoni kurrë vjehrrës suaj!

Life style

5 gjërat që nuk duhet t’ja thoni kurrë vjehrrës suaj!

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 23:52
Ilustrim

Raporti mes vjehrrës dhe nuses apo vjehërrit dhe dhëndrit është gjithmonë i komplikuar. Nuk mund të flasim për një metodë egzakte të të sjellurit me vjehrrën, por të paktën mund të mësojmë disa teknika për të krijuar një raport të qetë, për të mirën e familjes. Më poshtë do t’ju rendisim 5 gjërat, të cilat duhet dhe nuk duhet t’ja thoni vjehrrës, për të mirën tuaj!

“Mund të na vizitoni kur të doni”, – Këtë frazë nuk duhet ta thoni kurrë.

Eshtë e qartë që vjehrra ka gjithë të drejtën për t’ju takuar ju, djalin e vet, fëmijët tuaj edhe në një vizitë të pa lajmëruar.

Ish-partneri/ja ime.

Nuk është aspak e vlefshme për ju që të flisni me vjehrrën për ish-partnerët tuaj. As atëherë kur marrëdhënien me të e konsideron të afërt apo të ngjashme si të dy mikeshave. Madje edhe nëqoftëse gjatë muhabetit, preket kjo temë, ju duhet ta shmangni këtë.

Partneri juaj nuk duhet të ishte edukuar kështu.

Në momentin kur të keni ndonjë pakënaqësi nga partneri/ja juaj, nuk duhet ta diskutoni këtë më vjehrrën. Nuk është mirë që padashje të përfshini në këtë diskutim mënyrën se si djali apo vajza e saj është edukuar.

Unë bëj byrekun më të mirë. Byrekun apo çdo lloj tjetër ushqimi. Nëqoftëse vjehërra juaj është e dedikuar pas kuzhinës, bën mirë të mos e thuash këtë frazë, për të shmangur diskutimet e kota.

Seksi, tema tabu. Shmangini të gjitha diskutimet rreth seksit. Jo më shumë për temën në vetëvete, por për faktin që kjo ‘gjëja’ përfshin fëmijën e saj dhe ajo është nëna e tij/saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat