Një hulumtim i ri ka treguar se femrat e përjetojnë më shumë marrëdhënien me partnerin kur kanë 28 vjet, ndërsa meshkujt pesë vite më vonë – ata duhet ta presin moshën 33 vjeçare për ta arritur kulmin. Megjithatë, është treguar se të dyja gjinitë janë më aktive në marrëdhëniet që më herët – femrat në moshë 25 vjeçare, ndërsa meshkujt në moshë 29 vjeçare.
Rezultatet e këtij hulumtimi janë në kundërshtim të plotë me studimet e deritanishme, sipas të cilave, meshkujt e arrijnë majën intime në moshën 18 vjeçare, ndërsa femrat në atë 30 vjeçare.
I njëjti studim ka treguar se meshkujt e humbin virgjërinë zakonisht në moshë 18 vjeçare, ndërsa femrat një vit më herët.
“Sikurse shumë gjëra të tjera edhe marrëdhënia intime bëhet më i mirë sa më shumë që e praktikoni, prandaj nuk është befasi që meshkujt kënaqen më shumë në marrëdhënie në moshën 33 vjeçare”, thotë ekspertja për lidhjet, Tracey Cox, ndërsa transmeton Daily Mail.