Si ta largojmë erën e pakëndshme nga mikrovala?

Life style

Si ta largojmë erën e pakëndshme nga mikrovala?

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Ngrohja dhe ringrohja e ushqimeve në mikrovalë bën që aroma e tyre të mbetet në muret e furrës së saj. Për fat të mirë, ekzistojnë artikuj si ky që na ndihmojnë të gjeni zgjidhje natyrale, të cilat nuk ju lejojnë të shpenzoni dhe të rrezikoni shëndetin tuaj.

Gjërat që ju duhen: Tas  për mikrovalën, limon, leckë për pastrim

Hapi 1. Prisni limonin në feta të holla, më pas vendosini fetat në një tas me ujë.

Hapi 2. Futeni tasin me ujë dhe limona në mikrovalë dhe lëreni të nxehet për 2-3 minuta. Pasi të stakohet mikrovala, lëreni edhe për 2-3 minuta të tjera. Avulli i ujit me limon do të ndihmojë në shpërbërjen e aromave që kanë ngecur në muret e mikrovalës.

Hapi 3. Hiqni tasin nga mikrovala dhe me leckën pastroni mbetjet e ushqimit. Do ta keni më të lehtë për shkak të avujve të krijuar aty.

Hapi 4. Hiqni pjatën që ka vetë mikrovala, shpërlajeni me ujin me limon dhe pastaj fërkojeni mirë.

Hapi 5. Vendosni tasin e mikrovalës në vend dhe lamtumirë aromave të pakëndshme!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat