Mos ia rrezikoni fëmijëve privatësinë

Life style

Mos ia rrezikoni fëmijëve privatësinë

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Në vend që t’i “gërmoni” në telefon, më mençuri është që vetëm t’i paralajmëroni në mënyrë suptile që nuk doni t’jua keqpërdorin besimin, por që t’ia lexoni porositë vetëm atëherë kur dyshoni që bëjnë diçka të padrejtë dhe të rrezikshme.

Çdo fëmijë me siguri diçka fsheh nga prindërit. Mirëpo është gabim i madh nëse të rriturit vazhdimisht aktrojnë detektivin dhe nuk i lejojnë vogëlushit që të mbajë një fije privatësie.

Në të vërtetë kështu krijohet mosbesimi reciprok, edhe pse prindërit refuzojnë të pranojnë fajin e vet.

Ekspertët paralajmërojnë që fëmijët kanë të drejtën që të mos lejojnë që t’u lexohet çdo porosi të cilën e shkruajnë dhe të zhbirojnë çdo bisedë me moshatarët.

Në vend që t’i “gërmoni” nëpër telefon, më mençuri është që vetëm në mënyrë suptile t’i paralajmëroni që nuk dëshironi që ta keqpërdorin besimin tuaj, por që t’ua lexoni porositë vetëm atëherë kur dyshoni që bëjnë diçka të padrejtë dhe të rrezikshme.

Nëse tinejxheri bën ndonjë gabim, nuk bën ta qortoni kur është me shokët, para të gjithëve.

Prisni të mbeteni vetëm dhe sy më sy thoni përse nuk ka guxuar t‘i bëjë ato veprime të dëmshme dhe çfarë pasojash e presin.

Mos e përqeshni nëse jua tregon ndonjë problem, por vetëm bindeni që është mirë që gjithmonë për ndihmë t’u drejtohet juve.

Nëse tashmë parandieni se çfarë e mundon, silluni sikur nuk e keni ditur derisa nuk ju ka treguar se për çfarë është fjala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat