Pse ‘nuk kanë fat në dashuri’?

Life style

Pse ‘nuk kanë fat në dashuri’?

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 06:37
Ilustrim

Të vetmuarit, si meshkujt apo ashtu edhe femrat shpesh parashtrojnë pyetjet e njëjta, për ta zbuluar pse nuk po u shkon për dore në gjetjen e personit të duhur.

Marrë parasysh se të gjithë meritojnë t’i zgjidhin dilemat më të shpeshta, rreth takimeve dhe dashurisë, psikologia dhe këshilltarja e njohur amerikane Jennifer Oikle ka vendosur t’i zbulojë fshehtësitë e saj.

Nëse jam aq e mirë, ‘pse edhe më tutje jam vetë? 
Nëse jeni vetëm, duhet ta hulumtoni dhe gërmoni veten tuaj dhe shtroni pyetjet: Cilat janë qëndrimet e mia, ndjenjat apo lëvizjet të cilat nuk përputhen me dashurinë? Më pas vendosni se si do të shndërroheni në magnet.

Si t’ia bëj që ai që pëlqejë të më ftojë për darkë? 
Oikle i përmbahet principit – mos prisni lëvizjen e tij, reagoni ju. Afrojuni dhe filloni të bisedoni në mënyrë që edhe ju të zgjoni interesimin e tij.

Përse tërheq vetëm humbësit? 
Brenda secilit prej nesh ekziston ‘harta e dashurisë’ e cila punon ngjashëm me radarin. Prandaj, nëse nuk ju pëlqen personazhi të cilin e tërhiqni, duhet ta shtyni atë radar të vizatojë një partner më të shëndetshëm i cili mundet t’i plotësojë nevojat tuaja.

Si t’ia bëj që personi që nuk më pëlqen të më lërë rehat? 
Porsa ta kuptoni se nuk është për ju, të vërtetën e hidhur thoni midis rreshtave – ti je një djalosh shumë i këndshëm, por nuk jemi për njëri-tjetrin. Më vjen mirë që kishim rastin të bisedojmë dhe jam shumë e sigurt se do të gjesh femrën të cilën do ta bësh të lumtur.

Si të dal kur më është mërzitur… 
Takimet janë të ngjashme si maratona, e nëse ia dilni të qëndroni në lojë do ta kaloni cakun. Por nëse vazhdoni të dilni përkundër refuzimeve dhe përfundimeve jo të lumtura, duhet ta gjeni mënyrën që të rrini të pamposhtur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat