Bëni gjestet të cilat thonë : Të dua!

Life style

Bëni gjestet të cilat thonë : Të dua!

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 06:19
Ilustrim

“Të dua”- dy fjalë që kanë fuqi të na e ndryshojnë jetën, të na e zbukurojnë lidhjen dhe të na lidhin me partnerin, duke na bërë shumë të lumtur. Mirëpo, kur të njëjtat fjalë thuhen me qindra herë, ato fillojnë ta humbin rëndësinë e tyre dhe shndërrohen në fraza mekanike. Pas një lidhjeje të gjatë, këto fjalë vijnë me automatizëm dhe bëhen rutinore. Prandaj, në qoftë se dëshironi që dashurinë ndaj partnerit ta shfaqni në mënyrë më speciale, më poshtë keni disa mënyra për ta bërë atë.

1. Dhurojini një përqafim të ngrohtë kur më së paku e pret atë. Përqafojeni atë atëherë kur më së paku e pret një gjë të tillë. Gjestet fizike janë shumë më efektive se ato verbale. Vënia e duarve tuaja rreth trupit të partnerit pa pritur, flet se sa e madhe është dashuria juaj ndaj tij.

2. Vishni fustanin në të cilin ai dëshiron t’ju shohë. Në qoftë se dëshironi ta befasoni të dashurin tuaj, vishni fustanin të cilin ai mahnitet kur e sheh në ju. Ajo do të flasë më shumë se një “të dua”.

3. Qeshni në shakatë e tij, edhe nëse po i dëgjoni për herë të njëqindtë. Mos i thoni asnjëherë “ma ke thënë këtë” dhe lëreni atë ta mbarojë fjalinë. Qeshni dhe kështu do ta vërtetoni dashurinë që keni ndaj tij.

4. Bëni ndonjë sakrificë për të kur ai nuk ka kërkuar një gjë të tillë nga ju. Edhe pse të shikuarit e lojës së futbollit, loja me letra e kështu me radhë nuk janë pjesë e aktiviteteve tuaja, herën e ardhshme befasojeni të dashurin dhe bëni ndonjë aktivitet të cilin ai e dëshiron.

5. Mos i harroni gjërat e vogla të cilat vlejnë shumë. Mos harroni, magjia qëndron tek detajet. Zgjohuni më herët dhe pastaj zgjojeni partnerit tuaj me aromën e kafesë së përgatitur ose jepini një dhuratë të cilën e keni bërë vet. Gjestet e vogla vlejnë shumë në një lidhje.

6. Përgatitni ushqimin e tij të preferuar kur nuk është në disponim të mirë. Në vend se negativiteti i partnerit tuaj të ndikojë te ju, bëjeni të kundërtën, rezultoni me energji pozitive dhe disponojeni atë. Përgatitni ushqimin të cilin atij i pëlqen dhe befasojeni atë. Do të ndjehet i veçantë.

7. Putheni në sy para gjumit. Puthja e butë e syve padyshim që bart më së miri dashurinë që ju ndjeni për të. Përveç kësaj, ajo do të bartë siguri dhe qetësi deri te partneri juaj.

8. Dhurojini masazhe pas një dite të gjatë.  Ky gjest dëshmon dashurinë dhe kujdesin ndaj partnerit. Një masazhe e shkurtër do ta relaksojë atë dhe përveç asaj, nuk ka mënyrë më të mirë për t’i thënë dikujt që e dashuroni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat