Ju nuk mund të bëni fëmijë dhe trupi juaj po jua tregon me anë të këtyre shenjave

Life style

Ju nuk mund të bëni fëmijë dhe trupi juaj po jua tregon me anë të këtyre shenjave

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Trupi shpesh herë na përcjell mesazhe dhe ne i refuzojmë ato ose i neglizhojme duke mos u dhënë rëndësinë e duhur. Pasojat vijnë më vonë kur zbulojmë diagnozën. Ka njerëz të shumtë që vuajnë nga infertiliteti por duke qenë të pavëmednshëm nuk e kuptojnë këtë.

Nëse ju po kryeni marrëdhënie të pambrojtura për 6 muaj deri në një vit, dhe ende nuk keni ngelur shtatzënë atëherë keni një problem.

Simptomat varen nga ajo çfarë po e shkakton infertilitetin. Shumë sëmundje e bëjnë të vështirë të mbetni shtatzënë.

Simptomat e infertilitetit në gra:

Perioda jonormale. Gjakosja është më e lehtë ose më e rëndë.

Perioda pa rregull. Numri i ditëve mes çdo periode ndryshon çdo muaj.

Mungesa e periodave. Kurrë nuk keni pasur perioda, ose ato thjesht ndalen.

Perioda të dhimbshme. Mund të ndodhë të keni dhimbje shpine shumë shpesh.

Ndryshime në lëkurë, shtim i akneve.

Ndryshime në libido.

Qime të zeza në gjoks, mjekër dhe buzë, humbje flokësh, shtim peshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat