4 shenjat që nuk duhet të neglizhoni kurrë, ja rastet kur duhet të vizitoheni menjëherë tek gjinekologia

Life style

4 shenjat që nuk duhet të neglizhoni kurrë, ja rastet kur duhet të vizitoheni menjëherë tek gjinekologia

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 15:22
Ilustrim

Për fat të mirë, shumë probleme shëndetësore që lidhen me shëndetin riprodhues të femrës, nuk përbëjnë rrezik për jetën, por nëse vëreni simptomat e mëposhtme, kjo është një shenjë që duhet të vizitoni menjëherë gjinekologen. 

Ju djeg urina dhe sekrecionet vaginale kanë ngjyrë dhe erë të rëndë 

Sekrecionet vaginale janë mëse normale, por nëse ju vini re ndryshime në ngjyrë, erë apo përbërje nuk mund të vetëkuroheni apo vetëdiagnostikoheni por duhet të vizitoheni menjëherë.

Kjo mund të jetë shenjë e infeksionit urinar, vaginal por edhe e sëmundjes sëksualisht të transmetueshme klamidia, infeksion që nëse nuk trajtohet mund të përhapet në uterus, gypat e Fallopit dhe vezore.

Vagina juaj është e fryrë dhe keni ndjesinë e kruajtjes

Këto simptoma mund të shkaktohen nga ndonjë banjë me shumë shkumë, menopauza apo ndonjë infeksion. Por ajo që nuk dini është se kjo gjendje është gjithashtu shenjë paralajmëruese e trichomoniasis, një sëmundje SST që shkaktohet nga një parazit. Trichomoniasis diagnostikohet me një test laboratorik dhe trajtohet me një dozë të vetme antibiotiku. Jo vetëm që trichomoniasis mund ta bëjë seksin më të dhimbshëm, por gjithashtu mund të shkaktojë probleme gjatë shtatzënisë dhe t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj SST-ve të tjera.

Gjakderdhje pas seksit

Gjakderdhja pas seksit për një periudhë të paktën 6 mujore është simptomë e zakonshme e kancerit të qafës së mitrës dhe kancerit vaginal.

Prania e një puçrre, gunge që ju dhemb 

Prania e kisteve nuk është e rrezikshme, por ju duhet të vizitoheni pasi nuk mund ta dini nëse ky kist është i qelbëzuar ose ndryshe i njohur me terma mjekësor Bartholin. Shpërthimi i këtij kisti mund të infektojë vaginën tuaj, ndaj duhet trajtuar sa jeni në kohë përmes një procedure kirurgjikale në zyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat