Si ta dëshmoni përkushtimin tuaj në një lidhje të re

Life style

Si ta dëshmoni përkushtimin tuaj në një lidhje të re

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 10:44
Ilustrim

Sipas ekspertëve, fshirja e aplikacioneve të takimeve dhe gjetjes së çifteve është mënyra më e mirë për t’ia dëshmuar partneres tuaj se jeni të përkushtuar në lidhjen tuaj të re.

Aplikacione si Tinder dhe Bumble prezantojnë një katalog të madh beqareshash, andaj është shumë e lehtë që të josheni sërish nëse ‘hutoheni’ dhe i përdorni këto aplikacione në lidhje.

“Fshirja e aplikacioneve të takimeve jep indikacione që personi është serioz që t’i përkushtohet personit me të cilin është në lidhje”, ka thënë ekspertja e lidhjeve dhe psikologia, Madeleine Mason Roantree.

“Normalisht, kjo do të nënkuptonte që dikush është në një lidhje ekskluzive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat