Sekretet që fshehin shenjat e horoskopit

Life style

Sekretet që fshehin shenjat e horoskopit

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 10:50
Ilustrim

Çdo shenjë horoskopi ka sekretin e tmerrshëm të cilin përpiqet ta fshehë apo ta mbulojë, në mënyrë që njerëzit të mendojnë që janë persona më të mirë seç vërtet janë.

Dashi

Sekreti juaj më i tmerrshëm: Kurrë, ose kurrë, në jetë nuk keni fituar asgjë në mënyrë të ndershme. Pa marrë parasysh situatën, gjithmonë keni mashtruar.

Demi

Besoni fuqishëm që jeni personi më i bukur të cilin e njihni. Në të vërtetë, jo vetëm më të bukur të cilin e njihni, por të cilin e keni parë ndonjëherë.

Binjakët

Prishni miqësitë dhe lidhjet për arsyet më të thjeshta të mundshme. Mbase miqve të tjerë do t’u thoshit që ai ka qenë personi më i paorganizuar mirëpo e vërteta është që e keni braktisur sepse nuk ju ka pëlqyer muzika të cilën ai ka dëgjuar.

Gaforrja

Nuk e doni asnjërin nga miqtë tuaj. Seriozisht. Çdoherë kur jeni bashkë me ta pyesni se si ka hyrë në jetën tuaj. Megjithatë, kënaqeni për ndonjë arsye të çuditshme edhe për atë shkak jeni bashkë me të.

Luani

Jeni xheloz ndaj të gjithëve. Nuk është me rëndësi se çfarë dikush ka, apo nuk ka, jeni xheloz ndaj tyre.

Virgjëresha

Askujt kurrë nuk i keni dhënë ndonjë kompliment të sinqertë. Çdo kompliment që ia keni bërë ndokujt ka qenë gënjeshtër e vërtetë.

Peshorja

Jeni manipulues i paskrupull – për këtë jeni shumë mirë të vetëdijshëm. Dhe jo vetëm kjo, krenoheni me këtë fakt. Mund ta bindni çdokënd të bëjë diçka për ju dhe fare nuk ndiheni keq për këtë gjë.

Akrepi

E vërtetë. Keni tepër sekrete të tmerrshme. Më e mira që mund të bëni është që të shtireni që jeni person i njerëzishëm dhe që bashkëndjeni për problemet dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë.

Shigjetari

Njëherë keni plaçkitur dikë. Edhe pse nuk keni pasur nevojë për para, keni dëshiruar që të shihni se si duket kur vidhni nga dikush. Mirëpo, duke pasur parasysh atë që në esencë jeni person paqësor, “revolja në xhep” në të vërtetë ka qenë vetëm gishti juaj.

Bricjapi

Besoni në hakmarrjen brutale më shumë se kushdo tjetër. Ideja juaj e hakmarrjes është aq brutale, aq e pafytyrë, por edhe aq e pashembullt sa që keni bërë aq shumë njerëz dhe askush nuk e ka kuptuar që ju keni qenë ai.

Ujori

Keni bërë seks me shumicën e miqve të partnerit tuaj. Jetën e shikoni sikur çdo gjë të jetë e sinqertë në dashuri dhe në luftë.

Peshqit

Gënjeni për shkak të mëshirës. Nëse kolegu vjen në punë i pikëlluar, sepse i ka ngordhur qeni apo macja, jo do të shpifni sikur edhe juve ju ka ndodhur diçka edhe më e keqe vetëm që njerëzit t’ju ngushëllojnë, dhe mbase t’ju paguajnë një drekë që t’jua largojnë pikëllimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat