E vjetër, por sikur e re: Keçapi i domateve pastron bakrin, majoneza njollat nga uji

Life style

E vjetër, por sikur e re: Keçapi i domateve pastron bakrin, majoneza njollat nga uji

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Nuk ka nevojë t’i hidhni poshtë gjërat vetëm pse janë të vjetra, ose sepse kanë humbur shkëlqimin e mëparshëm.

Me këto pak këshilla, gjërat të cilat i keni tashmë me vite do të shkëlqejnë sikur të reja.

1. Tava për pjekje

Hiqni njollat e forta nga fundi i tavës, më së shpeshti nga vaji i pjekur, me ndihmën e dy përbërësve, të cilët shpesh i shohim në recetat për mjetet shtëpiake të pastrimit – soda e bikarbonatit dhe uthulla. Kthejeni mbrapsht tavën, qitni në fund sodë bikarbonati dhe njomeni me uthull. Lëreni disa minuta që përzierja të gërryejë pjesët e pjekura dhe pastaj fërkojeni me sfungjer të enëve dhe shpëlajeni.

2. Njollat në kanape

Në një shishe me spërkatës përzieni në përpjesëtim të njëjtë sodën e bikarbonatit, detergjentin për larje të enëve dhe uthullën alkoolike. Tundeni, pastaj spërkatni njollat në kanape. Merrni një sfungjer të zakonshëm për larje të enëve dhe fërkoni njollat. Lini të thahen.

3. Njollat nga uji në tavolinën e drunjtë

Në njolla qitni pak majonezë dhe me leckë hiqni njollat nga tavolina. Nëse në tavolinë mbetet yndyra, fshijeni një herë me leckë të njomur dhe pastaj me leckë të tharë.

4. Gurëzit në banjë

Në një shishe me spërkatës qitni 3 decilitra pije Coca-Cola dhe dy herë shtypni pastën e dhëmbëve ashtu sikur e qitni në brushë. Tundeni dhe spërkatni sipërfaqen në të cilën janë shfaqur gurëzit. Lëreni disa minuta që thartira të gërryejë gurëzit, pastaj pastrojeni me leckë.

5. Furra

Në 1,5 e filxhanit me sodë bikarbonati shtoni ¼ e filxhanit uthull dhe 20 pikë vaj eterik të limonit. Nxirreni rrjetën nga furra dhe lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës, në mënyrë që pasta të thithë yndyrën. Fshijeni me leckë të njomur në ujë.

6. Dërrasa për grirje

Dërrasat e drunjta për grirje fërgoni me pastën nga soda e bikarbonatit dhe pak ujë dhe e lini të qëndrojë afro dhjetë minuta dhe pastaj shpëlajeni me ujë. Dërrasat plastike për grirje. Qitni kripë të trashë dhe fërkojeni me një gjysmë limoni.

7. Enët e bakrit - Nëse keni enë bakri apo tenxhere për zierje, keçapi në mënyrë fantastike do t’i pastrojë. Përzieni kripën dhe keçapin, merrni leckën dhe pastroni në mënyrë rrethore sipërfaqen e enëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat