Femrat e bukura janë të dëmshme për shëndetin e meshkujve - Bota Sot
Femrat e bukura janë të dëmshme për shëndetin e meshkujve

Life style

Femrat e bukura janë të dëmshme për shëndetin e meshkujve

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 23:32
Ilustrim

Hulumtimet nga Universiteti i Valencias kanë zbuluar se vetëm pesë minuta të shpenzuara në një kompani të mbushura me femra të bukura kanë ndikuar që meshkujve t’iu rriten nivelet e kortizolit, i cili është hormon i stresit.

Madje, ky efekt ka qenë edhe më i theksuar nëse një mashkull në atë kompani e ka konsideruar një femër si “jashtë ligës së tij”.

Përndryshe, kortizoli është i ndërlidhur ngushtë me sëmundjet kardiovaskulare dhe shumë sëmundje tjera.

Për këtë konstatim, shkencëtarët kanë kryer edhe eksperimente tjera ku kanë vërtetuar se nëse kompani gjinden vetëm meshkuj, nivelet e kortizolit nuk janë aq të larta sa kur në të njëjtën kompani gjendet një femër e bukur.

Ndonëse në doza të vogla kortizoli ka efekte pozitive, kortizoli i lartë kronik shpie në sëmundje të zemrës, në diabet, hipertension dhe impotencë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...