Pse meshkujt nuk i kuptojnë femrat

Life style

Pse meshkujt nuk i kuptojnë femrat

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 07:16
Ilustrim

Është e kuptueshme që meshkujt dhe femrat kanë pasur gjithmonë probleme për të kuptuar njëri-tjetrin, por tani studim i kryer enkas për këtë arsye e pohon zyrtarisht fenomenin.

Sipas këtij studimi për një mashkull është e vështirë të dallohet një buzëqeshje miqësore nga ajo flirtuese. Arsyeja mund të jetë se në përgjithësi meshkujt mund të hasin vështirësi në interpretimin e hollësishëm të gjuhës joverbale.

Keqkuptimet dhe keqinterpretimet e mesazheve mes meshkujve dhe femrave janë të ndërsjella. Ndodh që kur një mashkull është përballë një femre të cilën kërkon ta joshë seksualisht, femra mund të mos e kuptojë këtë mesazh verbal dhe joverbal, duke këmbëngulur në shprehjen e sjelljeve dhe fjalëve në kuadër të miqësisë.

E megjithatë, paaftësia e një mashkulli për të kuptuar sjelljet e një femre është dyfish më e madhe, qoftë për interes seksual ose jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat