Meshkujt në Japoni të detyruar të mbajnë çadra

Life style

Meshkujt në Japoni të detyruar të mbajnë çadra

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 11:47
Ilustrim

Autoritetet lokale në veri të Japonisë, i cili është goditur nga një valë e të nxehtit kanë vendosur që meshkujve të punësuar në shërbimet publike t’u ndajnë çadra të cilat zakonisht i përdorin gratë për të ruajtur tenin e tyre.

Autoritetet e Siatame, territor ky i cili qe disa ditë temperaturat janë mbi 40  gradë, kanë filluar këtë javë aksionin që t’u ndajnë meshkujve çadra.

Qëllimi i këtij aksioni sipas zyrtarëve është zvogëlimi i rrezikut nga sulmet e temperaturat e nxehta.

Ryoji Kurihara, një i punësuar në shërbimin publik, I cili e mori një çadër ka thënë se kurrë nuk kishte parë që një mashkull e mban një çadër të tillë duke menduar se këtë e bëjnë vetëm gratë.

“Për këtë asnjëherë nuk ka menduar të mbaj çadër”, ka thënë Kurihara duke shtuar se tani nuk e heq nga dora.

shumë meshkuj nuk janë të gatshëm ta mbajnë. ‘Unë nuk dua. Kjo është për vajza. Më shumë kam dëshirë të vendos kapelë dhe të përdorë kremra mbrojtëse”, ka thënë një student.

Nga të nxehtit që në korrik e ka kapluar Japoninë, kanë vdekur 119 persona derisa 49 mijë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat