Horoskopi ditor, e diel 5 Gusht 2018

Life style

Horoskopi ditor, e diel 5 Gusht 2018

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 06:08
Ilustrim

Dashi

Kjo ditë do ju gjejë më të gjallë dhe energjik, ndaj mos humbni kohë në çuarjen përpara të propozimeve interesante në punë, për shkak se do të rezultojnë të suksesshme. Në dashuri, mund të merrni ndonjë konfirmim i cili ju mungonte prej kohësh për të nisur një projekt të ri në çift.

Demi

Sugjerohet që të mos nxitoheni në marrjen e vendimeve në punë, sidomos nëse jeni duke mbyllur negociata të rëndësishme. Në dashuri duhet të jeni më të lirshëm dhe të shfaqni hapur ndjenjat tuaja.

Binjakët

Ndonëse mund të ketë çështje të ndryshme burokratike për tu riparë, mundohuni të mos hiqni dorë nga ndjekja e objektivit tuaj, për shkak se tashmë keni potencialin e duhur për të garantuar sukses. Në dashuri do të ketë shkëndija të reja.

Gaforrja

Kjo është një periudhë e rëndësishme për të kaluar më shumë kohë cilësore me familjen ose partnerin/en, sidomos nëse së fundmi keni qenë të hutuar nga projekte të ndryshme në punë. Parashikohen mundësi të mira për të ndezur romanticitetin dhe krijimtarinë tuaj.

Luani

Kjo fundjavë është e rëndësishme për të zgjidhur të gjitha keqkuptimet e mbetura pezull me familjen ose bashkëpunëtorët tuaj. Ndonëse ditëve të fundit jeni përballur me momente të sikletshme, ka ardhur momenti i rikuperimit, si në punë edhe në dashuri.

Virgjëresha

Në këto momente duhet të përqendroheni më shumë në realizimin e një projekti në çift, të cilin e keni nisur prej pak kohësh. Po mundoheni të hidhni bazat solide për lidhjen tuaj, por do ju duhet të pranoni edhe ndonjë kompromis lidhur me partnerin/en.

Peshorja

Kohëve të fundit nuk e keni kursyer aspak veten, as në momentet kur ndiheshit të lodhur nga pesha e ngarkesës. Por tashmë më në fund do mund ti kushtoni më shumë kohë partnerit/es dhe të shijoni pushimin e merituar. Orët e mbrëmjes do ju gjejnë më të ndjeshëm.

Akrepi

Gjatë kësaj të diele hapet një fazë mjaft e favorshme për dashurinë dhe ndjenjat. Fat i mirë parashikohet edhe në arritjen e marrëveshjeve të reja dhe në biznes, por duhet të jeni gati që të vlerësoni strategjitë alternative, në rast të të papriturave të mundshme.

Shigjetari

Kjo është një periudhë ku vëmendja maksimale do të jetë në jetën tuaj sentimentale. Do të jeni të mbushur me dyshime, ndoshta për shkak të disa zgjedhjeve të bëra nxitimthi në të shkuarën. Këshillohet që të mos jeni shumë impulsiv, por të diskutoni për çfarëdolloj gjëje që ju shqetëson me partnerin/en.

Bricjapi

Parashikohen avantazhe të rëndësishme nga pikëpamja profesionale, ndaj jini gati të përfshiheni në projekte të reja stimuluese për krijimtarinë tuaj. Në dashuri shmangni shfaqje e tepërta të xhelozisë.

Ujori

Ka disa çështje që duhet të zgjidhen, para se dita të mbarojë, ose në të kundërt mund të rrezikohen seriozisht disa projekte të rëndësishme për ju. Mundësi të mira parashikohen në fushën e ndjenjave.

Peshqit

Jeni gati për tu përfshirë në një bashkëpunim të ri, i cili ju tensionon dhe ju bën nervoz. Do të përfshiheni në lojë në gjithçka, ndaj mos hezitoni të jeni më kurajoz. Kjo e diel është mjaft e favorshme për dashuritë e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat