Të qëndrosh në shtëpi me fëmijët, më e vështirë se të shkosh në punë

Life style

Të qëndrosh në shtëpi me fëmijët, më e vështirë se të shkosh në punë

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Sipas një studimi të ri, qëndrimi në shtëpi me fëmijët i prindërve të rinj, është më i vështirë se sa të shkojnë në punë. Në këtë studim, për prindërit që bëhen me fëmijë për herë të parë, janë renditur gjërat që ata do të kufizohen të bëjnë.

Kështu, nëse rrini në shtëpi me fëmijën, do të keni 22% më pak shanse për të mbaruar filxhanin tuaj të çajit, 33% më pak të hani ushqimet tuaja të preferuara, 19% shanse më pak për të parë televizor etj. Pas fëmijës së tyre të parë, vetëm gjysma e prindërve të rinj besojnë se fillimi i një familje është eksperiencë perfekte, ndërsa një pjesë tjetër më e vogël besojnë ende se një fëmijë afron më tepër partnerët.

Megjithatë, përveç rezultatit të këtij studimi, prindërit do të ndjejnë për herë të parë dashurinë e pakushtëzuar të fëmijës së tyre, si dhe ndjesinë e lëkurës së të porsalindurve, që është aroma më e mirë në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat