Gjërat të cilat vajzat i bëjnë vetëm nëpër filma

Life style

Gjërat të cilat vajzat i bëjnë vetëm nëpër filma

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 06:33
Angelina Jolie

Filmat holivudian ndonjëherë na bëjnë të ëndërrojmë! Kjo mund të duket e dhimbshme nëse i krahasojmë jetët tona dhe të vajzave që shfaqen në to. Ja disa gjëra të cilat ndodhin vetëm në filma dhe që në jetën e përditshme janë vështirë të arrihen, ndoshta edhe të pamundura.

Bëjnë shopping të gjatë me taka
Vajzat tek “Sex and the City” nuk kanë frike ti përdorin ato. Ato nuk kanë frikë e as dhembje nëse bëjnë kilometra në maje të takave, nuk i vriten këmbë. Ndryshe nga këto, në jetën e vërtetë vajzat mundohen të veshin gjithmonë këpucë balerine ose atlete, për të qenë sa më komode kur bëjnë shopping.

Gjejnë gjithmonë vend parkimi
Edhe nëse janë me vonesë, aktoret e filmave e kanë gjithmonë fatin të gjejnë një vend parkimi të lirë. Çfarë shansi!

Në gjum me grim në fytyrë
Përse duhet të harxhojme kohë ta fshijmë grimin kur flemë. Më e thjeshta është të mos prekni asgjë,apo jo. Do ishte fantastike të zgjoheshim nga gjumi pa asgjë të ç’rregullt, por kjo ndodh vetëm në filma e reklama.

Lindin fëmijë dhe nuk kanë bark
Në televizion nënat e ardhshme janë gjithmonë të bukura  (ato nuk kanë fare bark mbas lindjes).

Ndryshojnë veshjen 5 herë në ditë
Po ta vini re, vajzat e kinemasë sado që kanë fëmijë dhe kujdesen për shtëpinë, ato kanë një garderobë madhështore dhe kanë kohë të ndërrohen pesë herë në ditë. Të gjithë nënat e dinë se një gjë e tillë është e pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat