A jam e shëndoshë? Kurë mos e pyet sepse…

Life style

A jam e shëndoshë? Kurë mos e pyet sepse…

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 06:36
Ilustrim

Ka disa pyetje që duhet të keni kujdes para se të pyesni të dashurin tuaj…

Mendon që jam e trashë?

Ankthi i natës për botën mashkullore, momenti kur e dashura e pyet nëse është e trashë. Ka vetëm një përgjigje që do tu kënaq, tjetri do ju shkatërrojë. E tani nëse insistoni në sinqeritet nga ana e tij, mund të merrni përgjigje që nuk do tu pëlqejë aspak. Kështu që pyesni veten nëse jeni të përgatitur ta dëgjoni të vërtetën.

Si ishte e dashura e mëparshme?

Femrat janë krijesa garuese. Për këtë shkak janë të opsesionuara me lidhjet e mëparshme të të dashurit të tanishëm, duke u munduar të kuptojnë me çfarë femra ka pasur punë dhe në përgjithësi a janë më të mira se të kaluarat. Nëse fillon të debaton për atë se si kanë qenë dhe çfarë kanë qenë, ai ndoshta do të ketë qëllim më të mirë, por megjithatë janë gjasat e mëdha të mbeteni të lënduar. Në fund do ti vëreni se akoma ka ndjenja për ato, nëse hapet së tepërmi. Bëhuni të sinqertë, nuk doni të dëgjoni sinqeritet, vetëm dëshironi të dëgjoni të metat.

A do më lajmërohesh atëherë e atëherë?

Nëse filloni me urdhëra të butë, të cilat duhet të jenë të prerë të tipit “lajmëromu atëherë”, “më dërgo porosi atëherë”, do të ketë ndjenjë se po e ngulfatni. Sa më shpesh e bëni këtë gjë, aq më shumë do të ketë ndjenjë se ka punë me femër manijak dhe tip të njeriut që dëshiron ta din çdo hap të tij. Nëse u premton që do ju lajmërohet, ndërsa harron ose ka ndonjë punë atëherë ose do të hidhëroheni ose do të fillojë zënka.

Si na sheh në ardhmëri?

Dhe gjithsesi luteni të fillon të ju tregojë tregim për atë se si do të martoheni, sa fëmijë do të keni, ku do të jetoni. Është fakt që meshkujt dhe femrat ndryshe i shohin gjërat në një lidhje, përderisa femrat planifikojnë gjithçka, meshkujt dëshirojnë që gjërat të kenë rrjedhë natyrale. Çfarë do të sjellë ardhmëria, atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat