Sipas një studimi të kryer kohët e fundit fëmijët që kanë lindur të parët janë më të shoqërueshëm dhe më të lidhur emocionalisht me nënat e tyre sesa fëmijët që lindin më pas.
Sipas një studimi i cili përfshiu 55 nëna të cilat u vëzhguan ndërsa luanin me fëmijët e parë dhe fëmijën e dytë u vu re se fëmija i cili kishte lindur i pari i dëgjonte më shumë sugjerimet e nënës së tij dhe shfaqte më shumë kënaqësi ndërsa luante me të. Për më tepër fëmijët e parë janë shumë të shoqërueshëm ,shkruan Daily Mail.
Dr. Diane Putnik e cila udhëhoqi këtë studim nga Institucioni kombëtar i Shëndetit të Fëmijës dhe Zhvillimit Njerëzor Eunice Kennedy në Maryland tha : “Fëmijët e parë mund të jenë më të afërt dhe të lidhur emocionalisht me nënat e tyre pasi ata kanë avantazhin e të paturit kohën dhe vëmendjen e të dy prindërve në dispozicion në vitet e tij të para të jetës.
Ndoshta kjo kohë e kaluar me nënat i ndihmon fëmijët që kanë lindur të parët për të zhvilluar aftësi më të mira sociale në raport me të rriturit.