Rregulla për trajtimin e flokëve të yndyrshme

Life style

Rregulla për trajtimin e flokëve të yndyrshme

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 06:13
Ilustrim

Përveç shamposë, regjeneratorit dhe shkumës për volum, flokun e yndyrshëm mund ta trajtoni edhe me një maskë të vecantë, por lajm i mirë është se të gjitha gjërat e nevojshme me siguri i keni në kuzhinën tuaj! Lexojini këshillat e ekspertëve për trajtimin e flokëve të yndyrshme.

Kur flasim për flokë problematikë, kemi parasysh flokët e thatë e të dëmtuar. Duket sikur floku i yndyrshëm ka dalë në plan të dytë midis trajtimeve të tjera të trupit te femrat bashkëkohore, por kjo është shumë larg nga e vërteta.

Shkaku i qimes së yndyrshme është qërimi i tepërt i sebumit (lëng dhjamor i cili e lyen qimen e flokëve), shtresës mbrojtëse të saj. Secila folikulë e qimes ka në vete të paktën një gjëndër dhjamore, e cila në këtë rast zhvillon tejmase sebum dhe rezulton me flokë të yndyrshme. Më së shpeshti ajo duket si të jetë e hollë dhe e rrallë, edhe pse e vërteta është krejt e kundërt me këtë.

Por, a mundemi ta zgjidhim problemin e flokëve të yndyrshme, sikurse mundemi ta zgjidhim shqetësimin e flokut të thatë?

“Floku mund të përmirësohet – nëse kemi durim! Kjo nënkupton të heqim dorë nga larja e përditshme që e kemi bërë zakon, pasi në atë mënyrë do ta lejojmë flokun të shërohet dhe ai me kohë do të yndyrësohet më pak”, theksojnë ekspertët për flokë.

Edhe pse shumë persona me flokë të yndyrshme tundohen t’i lajnë ato përditë, prapë se prapë provoni t’i lini “të qetë” duke i larë cdo të dytën ditë. Shmangiuni shampove agresive dhe regjeneratorëve, pasi ato i mbyllin kutikulat dhe e rëndojnë edhe më flokun tuaj.

“Gjatë zgjedhjes së shamposë propozoj një formulë të thjeshtë (e cila nuk përmban vajra, silikonë, parabene, sulfate.) Shampoja për volum mund të ndihmojë, pasi ndikon në volumin e rrënjës, ndërsa regjeneratorët përdorini për majat (e assesi për rrënjët). Një zgjedhje e mirë do të ishte regjeneratori leave-in, i cili lihet në flokë”, ka sqaruar një stiliste profesioniste.

Keni në dispozicion edhe shumë prodhime për ta rritur volumin e flokëve, prej të cilëve më praktikja është shkuma. Përkundër regjeneratorit përdoreni atë, duke i lyer edhe rrënjët.

Përvec larjes së shpeshtë, provoni t’i krihni sa më pak flokët, të mos i lëmoni pavetëdijshëm e të mos i ngjitni për koke, sepse në këtë mënyrë ju vetëm do të stimuloni yndyrë në flokë dhe ajo do të ndikojë në qërrimin e korres. Nëse e keni shprehi që t’i hedhni disa fije floku pas veshit, përpiquni t’i zini bisht a gërshet në mënyrë që t’i shmangeni kësaj vetie.

“Lajini flokët me ujë të vakët, sepse uji i nxehtë e rrit yndyrshmërinë. Shampotë për pastrim të thatë janë zgjidhje shumë e mirë në rast se nuk mbërrijmë t’i lajmë flokët kur vëtet na duhet. Me këtë e prolongojmë larjen për nja dy ditë.”, këshillojnë ekspertët.

Disa parukierë këshillojnë të ndërrohet ngjyra e flokëve. Kjo do të thotë që ngjyra i hap kutikulat e flokëve dhe e zgjeron qimen, që është rezultat i flokut të shpeshtë. Kështu që fijet bojçele i japin flokut përmasën dhe dinamikën e dëshiruar, duke lënë përshtypje të flokëve me volum.

Maskë për flokë të yndyrshme (përgatitje shtëpiake)

Përvec shampove, regjeneratorëve dhe shkumës për volum, flokun e yndyrshëm mund ta trajtoni edhe me një maskë te vecantë, të gjitha mjetet e nevojshme për përgatitjen e së cilës me siguri i keni në kuzhinën tuaj!

“Një herë në muaj rekomandoj piling për flokë, edhe atë pa pasur nevojë të largoheeni nga kuzhina. Thjeesht përzini një lugë tharmi pluhur (pecivë) me një dl ujë të vakët dhe me këtë lyejini mirë flokët që t’i hapni porret. Lëreni të qëndrojë 10 minuta dhe pastaj lajini flokët me shampo. Të njëjtën mund ta bëni edhe me sodë bikarbone”, këshillon stilistja.

Nëse keni flokë të yndyrshme nuk rekomandohet t’i mbani të gjata, pasi ato janë më të vështira për mirëmbajtje dhe në mënyrë joestetike varen nga maja e kokës. Provoni krehje të shkurtër bob model, ose deri në supe, duke e theksuar shtresën e butë përreth fytyrës, e cila do t’u japë volum flokëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat