Provoni stilin glamuroz për grim “Pin-up”

Life style

Provoni stilin glamuroz për grim “Pin-up”

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 10:19
Ilustrim

Grimi me stilin “pin-up”, në gjysmën e shekullit të kaluar, në Hollivud ka asocuar në jetën glamuroze.

Grimi me stilin “pin-up”, në gjysmën e shekullit të kaluar, në Hollivud ka asocuar në jetën glamuroze. Sytë joshës, teni i shkëlqyer dhe buzët e theksuar dukshëm, janë karakteristikat bazike. Edhepse fytyra merr nota të sofistikimit dhe glamurit, nuk është e rezervuar vetëm për mbrëmje dhe raste solemne. Mund të jetë zgjedhja juaj edhe për periudhën e ditës, si dhe për situatat e përditshme.

Për stilin “pin-ap” sipërfaqja është shumë e rëndësishme. Nën sy dhe në majat e mollëzave të faqeve veni “hajlajter” (ndriçues të tenit), ndërsa sferën nën sy mbulone me korrektorin e përshtatshëm. Për shikim të freksët, përgjatë cepit të qërpikve të poshtëm veni laps të bardhë me sedef dhe shtresone butë me gisht.

Fytyrën freskojeni me pudër të lëngshme me ngjyrë të tenit, ndërsa mbi të vëni transparente nga guri ose pluhuri. Në mollëza veni pak të kuq ngjyrë roze.

Në sy së pari veni shtresën për hije. Me “eyeliner” (vijëzim për sytë) ose me laps tërhiqni linjën përgjatë cepit të kapakut të epërm të sytit. Përgjatë tërë pjesës së kapakut të epërm të syrit vëni hije me ngjyrë të bardhë të mbyllur, në këndin e jashtëm të syrit ngjyrë kafe, ndërsa ngjyrën për vetulla vëne në dy apo tri shtresa.

Me laps së pari vijëzoni buzët nëpër skaje, e mëpastaj mbushne edhe pjesën e mesme të buzëve. Në fund shtresone buzëkuqin e kuq, i cili mund të jetë edhe në niansa të errëta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat