Një femër pushoi së përdoruri deodorant për 7 ditë, ajo që ndodhi do ju habis!

Life style

Një femër pushoi së përdoruri deodorant për 7 ditë, ajo që ndodhi do ju habis!

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 12:50
Ilustrim

Deodorantët janë elemente bazë pa të cilët nuk do të mund të paramendonit jetesën. Mirëpo, deodorantët sikurse shumica e produkteve që i përdorim në përditshmëri, kanë kimikate që janë të dëmshme nëse përdoren pa kontroll. Deodorantët kanë aluminium që mund të bllokojë gjëndrrat e djersitjes.

Për këtë arsye disa femra vendosën që të jetojnë një javë të tërë pa deodorant, edhepse ju duket si një sfidë e vështirë të mbani erë të keqe dhe djersë nën sqetulla, por Meg Zulç vendosi ta bëjë këtë gjë.

Dita e parë: Ishte e vetëdijshme dhe kërkonte falje vazhdimisht për nënsqetullat e saja. Sidoqoftë, askush nuk vërejti diçka pasiqë nuk mbante ende aromë të keqe.

Dita e dytë: Fatkeqësisht, gjatditës së dytë, aroma e keqe ishte e fortë dhe ishte trulluese. Provoi një teknikë të thjeshtë të ngritjes së krahëve për të reduktuar kutërbimin, mirëpo pa sukses. Në vend se të ndjehej e turpëruar, ajo në fakt filloi të pëlqejë këtë jetesë pa deodorant, poret nën sqetullat e saja ndjeheshin se nuk ishin të bllokuara. Ironike, mirëpo gropat e saja filluan të ndjeheshin më të freskëta.

Dita e tretë: Ajo ndjehej më seksi dhe më shumë me vetëbesim kur ishte e vetëdijshme se sqetullat e saja kutërbojnë. Papritmas filloi të dyshojë se çfarë nuk ishte në rregull me të kundërmuarit me erën trupore e që në fakt duhet të na bëjë me vetëbesim e jo të turpërohemi.

Dita e katërt: Kur u zgjua në ditën e katërt pa deodorant, kutërbimi nën sqetulla nuk ishte edhe aq i fuqishëm. Ndoshta ajo filloi të mësohet me kutërbimin apo ndoshta aroma nuk ishte aq e mprehtë. Pasi bëri një shetitje nëpër qytet vërejti se nuk po djersitej aq përkundër kohës kur deodoranti ishte në përdorim.

Dita e pestë: Dita filloi pa kutërbimin nën sqetulla, gjë që e bëri të lumtur. Por kjo nuk zgjati shumë pasiqë temperatura jashtë ishte e lartë, dhe sqetullat e saja filluan të lëshojnë rrëke me djersë. Për këtë gjë e paralajmëroi edhe nëna e saj.

Dita e gjashtë: Ndjehej keq pas qortimit të së ëmës, iu desh shumë pak për të aplikuar deodorant. Sidoqoftë, nëna e saj i sugjeroi të përdorte vajëra esenciale ndërsa ajo gjeti një të tillë që kishte aromë oqeani. Ishte efektive dhe reduktoi kutërbimin e sqetullave.

Dita e shtatë: Kaloi një ditë nga përdorimi i vaji esencial, mirëpo sqetullat ende mbanin erë oqeani. Kjo ishte dita kur vendosi mos të përdorë më kurrë deodorant.

Për njerëzit që djersiten mesatarisht, është e pranueshme të çlirohen nga deodoranti. Sidoqoftë, ata që djersiten më shumë, alternativat natyrale sikurse deodorant kristali, mund të mbajnë kutërbimin larg dhe pa frikën e kimikateve të dëmshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat