Tri rregulla të arta se si ngjyra e detit t’ju qëndrojë më gjatë - Bota Sot
Tri rregulla të arta se si ngjyra e detit t’ju qëndrojë më gjatë

Life style

Tri rregulla të arta se si ngjyra e detit t’ju qëndrojë më gjatë

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 13:21
Ilustrim

Lëkurën ushqejeni çdo ditë, posaçërisht kur shpesh qëndroni në diell. Kujdes të veçantë kushtoni pjesëve të trupit të cilat më së shumti ju thahen.

Piling i rregullt

Edhe pse ideja e parë që pilingu eliminon nxirjen nga dielli, ky veprim është i rëndësishëm për nxirje afatgjatë të lëkurës. Shtresa sipërfaqësore e lëkurës qërohet përafërsisht çdo dy javë, andaj është me rëndësi t’i eliminoni qelizat e vdekura në mënyrë që rrezet e diellit të depërtojnë deri në lëkurë.

Në këtë mënyrë krijohet nxirje e thellë e lëkurës e cila do të zgjatë gjithë verës. Për ten të nxirë në mënyrë të barabartë bëni piling të lehtë në çdo dy javë. Pilingun mund ta bëni edhe vetë duke përzier sheqerin dhe mjaltin, kafen dhe vajin e ullirit ose kokrrat e tërshërës dhe kripës.

Hidratimi i lëkurës nga jashtë dhe brenda

Ky veprim është shumë i rëndësishëm për ten me ngjyrë të barabartë. Lëkurën ushqejeni çdo ditë, posaçërisht atëherë kur më shpesh qëndroni në diell. Kujdes të veçantë kushtoni pjesëve të trupit të cilat ju thahen më së shumti. Këtë lehtë do ta vëreni, sepse lëkura në ato vende më shpejt thahet.

Për ten të skuqur gjatë rrezitjes përdorni produktet të cilat ofrojnë mbrojtje, mirëpo edhe hidratojnë dhe nxisin procese natyrale të nxirjes së lëkurës. Bashkë me këtë, lëkurën është e nevojshme ta hidratoni edhe nga brenda. Duke pasur parasysh që verës djersitemi më shumë, duhet të pimë mjaft ujë.

Shmangni dushin me ujë të ngrohtë

Dushi i gjatë me ujë të ngrohtë than lëkurën, prandaj përdorni ujë të vakët dhe xhele hidratuese për dush nëse dëshironi që lëkurën tuaj ta zbukurojë nxirja në afat të gjatë. Shmangni produktet për depilim me bazë thartire, sepse ato eliminojnë shtresën e lëkurës suaj bashkë me ngjyrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...