Në saje të këtij ushtrimi, aktorja Uma Thurman ka duar dhe supe të forta

Life style

Në saje të këtij ushtrimi, aktorja Uma Thurman ka duar dhe supe të forta

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 10:06
Uma Thurman

Aktorja e Hollywood-it, Uma Thurman, i ka 48 vjeç, por nuk tregon shenja plakjeje.

Kohë më parë me fustan pa supore i ka treguar duart dhe supet, sipas të cilave mund të konstatohet që akoma ushtron rregullisht.

Aktorja, e cila është nënë e tre fëmijëve, disa herë i ka veçuar pilatesin, jogën dhe snowboardingun si aktivitetet më të dëshiruara.

Praktikon edhe kalërimin, mirëpo para dy vjetësh është rrëzuar nga kali i ka thyer disa eshtra.

Duke u përgatitur për rolin në filmin Kill Bill 2003, ka zbuluar shkathtësinë luftarake wushu,e cila bazohet në shpejtësi, forcë dhe fleksibilitet.

Nëse dëshironi të stërvitni supet për të ngjarë me ato të Uma Thurman-it, provoni ngritjen e parë laterale me pesha.

Ushtrimi bëhet ashtu që duhet të merrni qëndrimin në hap, supet lehtë shtyni prapa, ndërkaq gjoksin jashtë.

Në duar merrni peshat, apo një shishe me ujë dhe njëkohësisht ngrini në lartësi të supeve dhe lëshoni në pozicionin fillestar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat