Si t’i motivoni fëmijët e rritur pa shpërblime, dënime apo frikësime?

Life style

Si t’i motivoni fëmijët e rritur pa shpërblime, dënime apo frikësime?

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Nganjëherë fëmijët përjetojnë një periudhë të komplikuar dhe e kanë të vështirë ta gjejnë veten e tyre.

Është obligim i prindërve dhe edukatorëve që t’i ndihmojnë ata për t’i zhvilluar ato aftësi; mirëpo, shpesh here nuk e kanë të qartë se si ta bëjnë atë në mënyrë efektive.

Pra, çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar fëmijët të zhvillojnë autonominë, kompetencat dhe lidhjet që kanë nevojë për motivim, brenda dhe jashtë klasës? Këtu janë dy strategjitë kryesore.

Bëhet fjalë për zgjedhjet që fëmijët i bëjnë

Për t’i motivuar ata është me rëndësi t’i ndihmojmë ata që të shohin se kanë mënyra të ndryshme se si e kalojnë kohën e tyre dhe si marrin pjesë në mësime dhe aktivitete jashtëshkollore.

Mënyra se si ata angazhohen me shkollën dhe komunitetin e tyre mund t’i fuqizojnë ata, duke rritur motivimin e tyre të brendshëm.

Përqendrimi në zakonet e përditshme

Jeta e fëmijës shpesh rrotullohet rreth zakoneve të përditshme që kanë të bëjnë me shkollën dhe aktivitetet e tyre.

Për shembull, organizimi i dokumenteve, krijimi i listave të detyrave të shtëpisë dhe bërja prioritet e gjërave të rëndësishme.

Është me rëndësi që fëmijët të mësohen se si ti menaxhojnë këto obligime të përditshme.

Nxënësit ndjehen më të aftë kur sfidohen në mënyrë të përshtatshme pa u mposhtur. Inkurajimi i tyre për t’i zgjedhur zakonet e duhura ditore u jep atyre themelin që ata kanë nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat