Nxit dëshirën për marrëdhënie por ky produkt duhet shmangur gjatë verës

Life style

Nxit dëshirën për marrëdhënie por ky produkt duhet shmangur gjatë verës

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 06:21
Ilustrim

Të gjithë i njohin aftësitë e specit të kuq dhe sidomos atij djegës. I njohur si një prej produkteve që ndihmon për të nxitur dëshirën për intimitet, speci i kuq, në fakt, gjatë verës nuk këshillohet të konsumohet. Kapsaicina, si enzima kryesore e specit të kuq, që i jep jo vetëm shijen, por edhe djegien, në fakt, gjatë verës, rrit edhe më shumë temperaturën e trupit, shkruan Class. Studime të shumta, duke treguar për përfitimet shëndetësore nga konsumi i specit të kuq e atij djegës, përfshijnë: mbajtjen nën kontroll të diabetit, aftësinë për të qetësuar dhimbjen, humbjen e peshës, luftën ndaj inflamacionit etj.

Por ushqimet që përmbajnë këtë enzimë si kapsaicina nuk këshillohen të përdoren dendur gjatë ditëve të nxehta. Niveli i lartë i kapsaicinës mund të shkaktojë marramendje, dhimbje stomaku, diarre dhe probleme të tjera të aparatit tretës.

Ushqimet që përmbajnë enzimën kapsaicin mund të shkaktojnë edhe urth. Piperi djegës gjithashtu mund të shkaktojë probleme të tretjes dhe inflamacion tek ata që janë të ndjeshëm ndaj ushqimeve djegëse. Kështu që, pavarësisht nxitjes seksuale, është mirë që në ditë të nxehta, ta shmangni specin e kuq dhe atë djegës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat