Në qoftë se një grua ka këto cilësi, mos e lini kurrë t’ju ikë

Life style

Në qoftë se një grua ka këto cilësi, mos e lini kurrë t’ju ikë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 09:40
Ilustrim

Njerëzit shpesh pyesin veten nëse kanë bërë zgjedhjen e duhur apo jo kur vjen puna për partnerin e jetës. Ndonjëherë fillojnë të dyshojnë nëse duan vërtetë ta shpenzojnë pjesë e mbetur të jetës me ta apo jo. Dashuria dhe marrëdhëniet ka hutuar shkencëtarë nga e gjithë bota. Ata po përpiqen fort të zbulojnë se cilat janë gjërat që e bëjnë një lidhjet të zgjasi më shumë se një tjetër dhe se si t’i bëjnë marrëdhëniet më jetëgjata dhe më të lumtura.

Bazuar në këto studime, cilësitë dhe sjelljet, e renditura më poshtë, e një gruaje, janë shenja të qarta se ajo është e duhura.

Ajo është e sinqertë

Ne të gjithë bëjmë zhgjedhje të gabuara herë pas here. Gjithsesi, nëse jeni me një person që sigurohet gjithmonë që ju të ecni në rrugën e duhur, dhe të paralajmëron nëse po bëni një gabim, është shumë e rëndësishme. Të kesh një partner të sinqertë është vendimtare nëse dëshironi një marrëdhënie jetëgjatë.

Ka botëkuptim dhe është optimiste

Nëse partnerja juaj gjithmonë përpiqet të gjejë zgjidhje duke ndjekur të mesmen e artë të çdo situate, mos lejo të shkojë. Të qenit rreth njerëzve negativë do të ndikojë për keq në shëndetin tuaj fizik dhe mendor.

Ajo bën kompromise

Të jesh në një marrëdhënie të shëndetshme do të thotë që do të hasni mosmarrëveshje dhe argumente të vogla kohë pas kohe. Ato janë një pjesë krejtësisht normale e një marrëdhënieje, për sa kohë që të dy partnerët janë të përgatitur për të bërë kompromis, shkruan bota.al. Gatishmëria për të bërë sakrifica do të pasqyrohet pozitivisht në marrëdhënien tuaj dhe në martesë.

Ajo qesh me shakatë e tua

Për burrat, është veçanërisht e rëndësishme që partnerja e tyre të qeshi me humorin e tyre. Nëse gruaja juaj e bën  këtë, atëherë kujdesuni mirë për të.

Është e çiltër

Njerëzit e çiltër dhe pa rezerva të cilët i ndjanë gjithmonë informacionet vetjake me të tjerët konsidrerohen si shumë më tërheqës se pjesa tjetër.

Ajo qëndron e qetë gjatë zënkave dhe të qetëson dhe ty

Sherret janë normale për çdo marrëdhënie dhe mungesa e mosmarrëveshjeve, nuk është  shenjë e një marrëdhënieje të qëndrueshme. Megjithatë, ajo që është më e rëndësishme është se si i kontrolloni emocionet tuaja dhe sa shpejt ju ktheheni në gjendjen e mëparshme. Sipas një studimi, nëse gruaja qetësohet e para gjatë një diskutimi, ajo mund ta transferojë qetësinë tek burri, por jo anasjelltas.

Ajo i pranon dobësitë tuaja

Kritikimi i partnerit tuaj patjetër do t’i shtyjë ata të largohen nga ju. Dhe kurrë nuk duhet të toleroni një sjellje të tillë ndaj jush. Nëse gruaja juaj ju pranon ashtu siç jeni, jeni patjetër një njeri me fat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat