Gjërat që njerëzit e suksesshëm i bëjnë gjatë viteve të tyre të 20’ta - Bota Sot
Gjërat që njerëzit e suksesshëm i bëjnë gjatë viteve të tyre të 20’ta

Life style

Gjërat që njerëzit e suksesshëm i bëjnë gjatë viteve të tyre të 20’ta

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 12:30
Ilustrim

Vitet tuaja të 20’ta janë kohë e tranzicioneve të mëdha.

Vendimet që i merrni në këtë dekadë kritike e përcaktojnë të ardhmen e karrierës tuaj, lidhjeve, shëndetit dhe mirëqenies.

Ndonëse asgjë nuk mund ta zëvendësojë mësimin që e merrni duke i përjetuar vetë gjërat, ju mund t’ia kurseni vetes pak stres duke i dëgjuar këshillat e atyre që kanë kaluar në procesin e njëjtë.

Më poshtë i keni disa prej këshillave më të mira, të cilat vijnë direkt nga shkrimtarët e njohur, ndërmarrës të ndryshëm, etj.

Pra, gjërat e mëposhtme janë gjëra të cilat njerëzit e suksesshëm i bëjnë gjatë viteve të tyre të 20’ta.

– Mësohen ta menaxhojnë kohën për produktivitet maksimal

– Nuk i vendosin paratë mbi të gjitha

– Kursejnë para…

– Kujdesen për shëndetin e tyre duke ngrënë shëndetshëm dhe duke u marrë me ushtrime fizike, por gjithashtu edhe duke konsumuar alkool në sasi të moderuar

– Janë këmbëngulës dhe mësojnë nga gabimet

– Diplomat nga universitetet më të njohura mund t’ju bëjnë më të mençur dhe t’ju ndihmojnë, por ato nuk do të vlejnë asgjë nëse nuk vazhdoni të mësoni tërë kohën. Pra, njerëzit e suksesshëm asnjëherë nuk ndalen së mësuari – Personat e suksesshëm mbajnë shoqëri vetëm me njerëz që i nxisin ata të bëhen më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...