10 mënyra si ta ruani ngjyrën e çokollatës

Life style

10 mënyra si ta ruani ngjyrën e çokollatës

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 18:20
Ilustrim

Keni ndenjur për orë të tëra në diell deri në ditën e fundit në plazh, dhe jeni e kënaqur me ngjyrën tuaj. Por, si mund ta zgjasni këtë nxirje të lëkurës suaj, që ju shkëlqen?

Bëj kujdes me ushqimet
Është shumë e rëndësishme, që ta hani shumë perime dhe fruta me ngjyrë jeshile dhe portokalli, për të zgjatur sa më shumë atë. Përdorni frutat e kuqe pasi përmbajnë antioksidant, por edhe frutat e thata dhe vaji i ullirit, janë të pasur me vitaminën B dhe E. Pini sa më shumë ujë.

Mos i zgjasni banjën me ujë të ngrohtë
Kontakti i zgjatur me ujin e ngrohtë, bënë që të humbisni ngjyrën e plazhit.

Mos e shtrëngo lëkurën me peshqirë
Pasi bëni dush fshihu lehtë, lëre lëkurën të marri ajër.

Mos përdor produkte me bazë alkooli
Mundohu të shmangesh, produktet me bazë alkooli, si për shembull parfumi pasi nuk lejon që lëkura të hidratohet. Përdorni kremra ose sprai trupi.

Përdor skrab
Mos u frikësoni se mund t’iu iki nxirja. Skrabi heq lëkurën e vdekur, e bën më të shëndetshme dhe e hidraton atë.

Hidratoni lëkurën
Pas plazhit, lëkura juaj ka nevojë të hidratohet. Përdorni shampo trupi me përmbajtje vajore, kremra me bazë gjalpi(shea butter) dhe kremra nxirës. Pasi ato kanë veti ta ruajnë sa më gjatë.

Përdor detergjent delikatë
Pas kthimit nga pushimet ju duhet një banjë e ëmbël, por mos harroni mos përdorë sapunin por vetëm shampo trupi për përmbajtje, bajame, arra kokosi etj.

Përziej vajrat
Ato janë shumë të vyera për të mbajtur të butë lëkurën tuaj. Vaji i ullirit me të avokados mund të përzihen të dyja dhe mund ti përhapni në të gjithë trupin tuaj, derisa të përthithet. Vaji i avokados mund të përzihet dhe me vajin e sojës ose të bajameve.

Mos përdorni kondicionerin
Ajri i kondicionerit është armiku numër një i nxirjes. Pasi, thanë shtresën e parë të lëkurës, që është nxirja. Kështu që qëndroni larg, nëse doni që ta ruani ngjyrën edhe për pak kohë.

Përkëdheluni nga dielli
Përfitoni nga këto ditë të fundit të verës, nën rrezet e nxehta, gjatë ditës së pushimit në fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat