5 shenja treguese që jeni rritur nga prindër narcistë që nuk ju kanë vlerësuar

Life style

5 shenja treguese që jeni rritur nga prindër narcistë që nuk ju kanë vlerësuar

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 22:23
Ilustrim

Të qenët i rritur nga prindër narcistë mund të ketë një ndikim të përhershëm në jetën juaj.Forbes shkruan se prindërit narcisistë mund të ulin vetbesimin, ndjenjën e mirëqenies në një hark kohor prej dekadash. Nëse mendoni që sjellja juaj nuk është normale dhe e keni të vështirë shoqërimin me njerëz të tjerë ndoshta keni qenë një fëmijë i rritur nga prindër narcistë, por nuk e keni kuptuar! 
# 1 Ulni veten duke lejuar njerëzit t’ju vënë poshtë
Sipas Forbes, njerëzit me prindër narcisistë kanë tendencë të kërkojnë miratimin e të tjerëve për çfarëdolloj veprimi që mund të ndërmarrin. Kjo gjë vjen sepse dëshirat e tyre dhe nevojat janë shtypur nga egoja e prindit. 
# 2 Mund ta ndjeni veten gjithashtu narcist 
Forbes shkruan se fëmijët e rritur nga narcisistët mund të përfundojnë duke ndjekur të njëjtën rrugë si prindërit e tyre. Këta fëmijë përfundojnë duke u bërë thellësisht të ndjeshëm dhe tepër të pasigurtë si një përgjigje ndaj pasigurive dhe paaftësisë së prindërve. 
3# Jeni ndjerë sikur jeni ju prindi në shtëpi dhe jo prindërit 
Narcisistët duket se kanë gjithmonë për të tjerët, për t’u thënë sesa të mrekullueshëm e të aftë janë ! Prindërit narcistë nuk bëjnë përjashtim ndonëse kanë këtë status. Prindërit narcistë kërkojnë admirim të tepruar dhe duhet të ndihen superior në çdo kohë. Kjo ndonjëherë shkakton që fëmija të marrë parasysh nevojat e prindërve të tyre duke bëtë që këta të fundit të ndërrojnë rolet. 
# 4 Ndiheni mirë dhe të vlerësuar nga të tjerët vetëm kur arrini diçka dhe nuk mendoni se njerëzit mund t’ju vlerësojnë dhe për atë çka jeni. 
# 5 Gjithnjë vendosni nevojat e të tjerëve para duke kushtëzuar veten .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat