Cilat shenja të horoskopit qëndrojnë më gjatë në lidhje?

Life style

Cilat shenja të horoskopit qëndrojnë më gjatë në lidhje?

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 07:31
Ilustrim

Natyra e elementeve të cilat janë prezentë tek shenjat tuaja të horoskopit në një mënyrë pasqyrojnë edhe marrëdhëniet e juaja në lidhje. Shihni se cilat shenja janë më të përkushtuara në lidhje dhe se cilat nuk durojnë lidhje të gjata.

Dashi

Demat dashurohen shpejtë dhe fuqishëm dhe prandaj ju ndodh që shumë herët të sjellin vendime për përkushtim në lidhje dhe më pas luftojnë me ato vendime dhe mundohen t’ju ikin atyre, që ndonjëherë zgjat edhe muaj të tërë. Në qoftë se ju mungon pasioni në lidhje, zakonisht mundohen të gjejnë dashuri të re.

Demi

Kur një herë ta njoftojnë një person, lidhen me të dhe zakonisht qëndrojnë me të gjatë gjithë jetës, gjegjësisht, përderisa t’ju funksionojë jeta seksuale. Në qoftë se humb pasioni apo dëshira për seks, do të kërkojnë kënaqësinë diku tjetër. Asnjëherë nuk do ta pranojnë tradhtinë, e edhe pse janë të pa besë, nuk do t’ju lënë lehtë.

Binjakët

Edhe krahas klisheve, binjakët janë shumë besnikë në lidhje dhe asnjëherë nuk e kishin braktisë personin e dashur, por dëshirojnë ta testojnë për të parë se sa xhelozi mund të shkaktojnë. Në fakt, ata e malltretojnë partnerin duke flertuar me persona të tjerë dhe vetëm për këtë arsye binjakët mbesin të vetëm kur është në pyetje ndonjë person që nuk duron “shëtitjen  e syve”. Një binjak mund të qëndrojë në lidhje vetëm nëse edhe ju e bëni atë xheloz.

Gaforrja

Kjo shenjë zakonisht dëshiron t’i dorëzohet tërësisht partnerit. Nuk i don lojërat e dashurisë si dhe problemet të cilat sjellin çfarëdo dyshimi dhe pasiguri. Praspëseprapë, dine të jenë xhelozë dhe të kërkojnë shumë, të jenë të pasigurt, që shpeshherë edhe I dëbon nga njerëzit të cilët i duan. Mos u brengosni për besnikërinë e ndonjë gaforreje, sepse do të jetë partneri juaj për jetë.

Luani

Luanët janë zakonisht shumë të kujdesshëm para se të dashurohen. Mund të kalojnë javë të tëra para se të dashurohen në një person, mirëpo, kur një herë të dashurohen, ata janë shumë të përkushtuar, kanë shumë pasion dhe janë besnikë, por zakonisht kjo zgjat 1-2 vite?

Virgjëresha

Personat që kanë shenjën e virgjëreshës janë zakonisht shumë kokëfortë dhe praktikë, por praktikojnë pak seks. Shumë virgjëresha gjenden në lidhje martesore në të cilat ka shumë pak marrëdhënie seksuale, ndërsa grate me kalimin e viteve dine të tolerojnë tradhtinë e partnerëve.

Peshorja

Janë shumë besnikë dhe të përkushtuar. Zakonisht kanë lidhje të gjata sepse parasë gjithash, janë miq të vërtetë. Sidoqoftë, shpejtë dine të “nxehen” dhe të “ftohen” nga një person, ndërsa pasiguria mund t’ua prishë lidhjen. Lidhje me një peshore do të zgjasë deri në momentin kur do t’i kushtoni rëndësi gjatë periudhës kur jeni në shtrat.

Akrepi

Janë ndër personat më  besnikë nga i tërë Zodiaku. Gjithashtu, janë edhe ndër më karizmatikët prandaj partneri duhet të luftojë me konkurrentë të shumtë. Kjo shkakton pasiguri, për çka edhe zakonisht u prishen lidhjet.

Shigjetari

Personat e kësaj shenje zakonisht janë shumë të pavendosur dhe kanë probleme me besnikërinë ndaj  partnerit. Kur janë në një lidhje më të gjatë, bëhet të pa qetë. Në qoftë se dëshironi që lidhja juaj me një shigjetar të zgjasë me vite të tëra, atëherë duhet t’i jepni liri. Ndoshta edhe  do të duhet të bëheni gati për disa tradhti pasi që nuk e kanë të vështirë t’u tërhiqet vëmendja, sidomos në aspekt seksual.

Bricjapi

Është një shenjë tradicionale e cila nga një lidhje pret shumë seks para martesës. Gjithashtu, kjo shenjë pret shumë besnikëri nga ana e partnerit dhe është i gatshëm që gjatë tërë jetës të qëndrojë me personin që e dashuron. Për ta, edhe seksi edhe fëmijët janë dy lidhje të cilat ia arrijnë t’i mbajnë fort  mirë. Tradhtia e bricjapit do të thotë fund i lidhjes.

Ujori

Është një shenjë e pa qetë e cila e ka të vështirë të qëndrojë me dikë më shumë se dy ditë. Nuk janë shumë të përqendruar në marrëdhëniet seksuale. Mund t’ju ndodh që të fascinohen dhe dashurohen aq shumë pas një personi dhe më pas shpejtë ta humbin interesimi tek ta.

Peshqit 

Janë ndër shenjat më të përkushtuara. Ata dëshirojnë lidhje të cilat do të zgjasin tërë jetën. Edhe pse bëhet fjalë për persona shumë të moralshëm, besnikëria nuk është vetia e tyre më kryesore, mirëpo asnjëherë nuk do ta pranojnë atë para partnerit. Në qoftë se peshqit dashurohen, ata do të jenë të përkushtuar në partnerin përgjithmonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat