Zbuloni sesi kapëset e rrobave arrijnë të ndalojnë dhimbjet e çfarëdoshme

Life style

Zbuloni sesi kapëset e rrobave arrijnë të ndalojnë dhimbjet e çfarëdoshme

Më: 26 gusht 2018 Në ora: 17:47
Ilustrim

Refleksologjia është një fushë e mjekësisë, sipas së cilës, pikat e caktuara në trup zgjidhin problemin e dhimbjes. Kjo është metodë e veçanërisht e përshtatshme për t’u aplikuar në vesh, për shkak se kjo pjesë e trupit nuk ka shumë mbaresa nervore. Me ndihmën e një kapëse rrobash, e cila ushtron presion mbi nerva të veçantë, mund të ndalohen dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit.
Nëpërmjet këtyre 6 pikave, veshi është i lidhur me të gjitha pjesët e trupit:

Pjesa e sipërme e veshit është e lidhur me pjesën e shpinës dhe supet. Mbani një kapëse për 60 sekonda dhe në këtë mënyrë zvogëloni dhimbjet në këto zona. Për rezultate optimale, procedura duhet të përsëritet disa herë në ditë.
Organet, kjo pikë është e lidhur me të gjitha organet në trup. Edhe masazhi i butë me gishta do t’ju ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes. Megjithatë, nëse me të vërtetë keni dhimbje të brendshme, duhet të kërkoni këshilla mjekësore.
Pjesa qëndrore e veshit i takon nyjave. Dhimbja e kyçeve të duarve dhe këmbëve mund të lirohet lehtësisht me ndihmën e kapëses së rrobave. 
Pjesa e poshtme e veshit lidhet me sinuset paranazale dhe fytin. Kur keni infeksion apo dhimbje tek sinuset, kapësja e rrobave mund të bëjë mrekulli.
Llapa e veshit është pika që lidhet me tretjen. Dhimbjet e barkut gjithashtu mund të lehtësohen, apo të eliminohen plotësisht, nëse me ndihmën e kapëses së rrobave ushtroni pak presion në këtë pikë.
Në pjesën e poshtme të veshit është lidhja me pjesën e dytë më të rëndësishme të trupit, kokë dhe zemër. Dhimbja e kokës ose problemet e zemrës mund të reduktohen me presionin e kapëses së rrobave ose me presionin e gishtave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat