Arsyet më të zakonshme përse lulet dhe bimët vyshken

Life style

Arsyet më të zakonshme përse lulet dhe bimët vyshken

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 06:54
Ilustrim

Të kujdesesh për bimët e lulet në vazo duket mjaft e lehtë deri në momentin kur sheh që gjethet vyshken dhe pse asnjëherë nuk harron ta ujisësh e lulet nuk çelin dhe pse vazoja është në drejtim të diellit.

Të “diagnostikosh” lulet e bimët është paksa e vështirë dhe jo të gjithë mund ta bëjnë këtë gjë, por më poshtë do të përkthejmë ”gjuhën egjetheve” për t’jua bërë më të lehtë të kuptoni se çfarë nuk shkon me ato kur thahen apo prishen, transmeton Living.al.

Gjethe të zverdhura

Arsyeja: E keni ujitur lulen më shumë nga se duhet

Kontrolloni dheun e nëse është shumë i lagësht mos e ujisni lulen për 2-3 ditë. Sigurohuni që vazoja të ketë disa vrima që uji të kullojë.

Gjethe kafe që bien

Arsyeja: Nuk po i ujisni mjaftueshëm

Në mënyrë që uji të depërtojë thellë në rrënjë duhet ta punoni dheun . Nëse gjithnjë harroni t’i ujisni lulet mbushni pjatën e vazos me ujë në mënyrë që ajo ta përthithë gradualisht.

Duhet të dini gjithashtu që lulja thahet më shpejtë në prani të ajrit të kondicionuar apo në ambiente shumë të ngrohta.

Insekte të vogla

Arsyeja: Kafshët

Tre dëmtuesit që “sulmojnë” zakonisht lulet e shtëpisë janë marimangat, fluturat e vogla të bardha. Në momentin që një bimë infektohet, duhet ta mbani larg bimëve të shëndeshme, pasi mund të sëmuren dhe këto të fundit.

Ajo që duhet të bëni është të fshini gjethet për tre javë rresht me një copë të lagur me alkool ku më parë është tretur në një tenxhere me ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat