Xhepat e grave janë zyrtarisht më të vegjël se të burrave, por pse?

Life style

Xhepat e grave janë zyrtarisht më të vegjël se të burrave, por pse?

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 00:41
Foto ilustrim

Kur mendojmë për pabarazinë gjinore, xhepat sigurisht nuk janë gjëja e parë që na vijnë ndër mend. Gjithsesi, një studim i bërë së fundmi ka zbuluar se xhepat e pantallonave të grave janë shumë herë më të vegjël se ato të burrave, duke i kthyer kështu në pothuajse jo funksionale.

Studimi, i bërë nga The Pudding, arriti në përfundimin se xhepat e xhinseve të vajzave janë mesatarisht 48%  më të vegjël krahasuar me ato të djemve.

Nga eksperimenti u pa se nga gjithë sendet që supozohet të futen në xhepa; çelësa, telefona, kuleta në xhepin e një gruaje mund të vendosej në mënyrë perfekte vetëm një iPhoneX dhe vetëm 20% e tyre mund të mbanin edhe një Samsung Galaxy.

Ndërsa në atë të burrave mund të vendosje lehtësisht një iPhoneX, një Samsung Galaxy dhe sigurisht kuletën. Të mos flasim pastaj për duart. Nëse një vajzë do të dojë të eci me duar në xhepa thjesht nuk e bën dot sepse nuk është rehat, ndryshe nga djemtë.

Kështu, kompanitë e xhinseve bëjnë mirë ta marrin parasysh këtë studim dhe këtë sezon t’i bëjnë xhepat e pantallonave për gra më të mëdha, ose njësoj me atë të djemve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat