Shkenca: Si bëhet shpjegimi seksual i ngjyrave në dhomë ose veshje

Life style

Shkenca: Si bëhet shpjegimi seksual i ngjyrave në dhomë ose veshje

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 06:27
Ilustrim

Cila ngjyrë dominon në dhomën tënde, në rrobat e tua. Ajo është çelësi i dashurisë. Disa thonë se ngjyrat janë shkencë më vete. Të tjerët mendojnë se ato drejtpërdrejt ndikojnë në jetën e njeriut. A e dini se cila është ngjyra që ndikon në jetën tënde? Pikërisht ajo ngjyrë të cilën më shumë adhuroni, është çelësi i dashurisë dhe seksualitetit në jetën tuaj. Atëherë shikoni përreth jush se cila ngjyrë dominon. Psikologët tregojnë se, me anë të shijeve që personi ka për ngjyrat, përcaktohet edhe seksualiteti i tij.

E bardha – Personi që e adhuron ngjyrën e bardhë, seksin e konsideron të shenjtë. Puthja për këta njerëz është hyjnore dhe një nga lojërat me të cilat mund të argëtohen, vdesin për puthjen alla-franceze. Femrat, që adhurojnë ngjyrën e bardhë, janë tejet të kujdesshme në marrëdhëniet e tyre me partnerët, por edhe me personat e tretë. Konsiderohen besnikë të përjetshëm në dashuri.

Gështenja – Të dashurat gështenjë janë të zjarrta dhe të sinqerta, si dhe të ndjeshme në dëshirat dhe kërkesat e partnerit. Dashuria është ajo për të cilën mendojnë 24 orë në ditë dhe fjalën “të dua” e përdorin pa kursim. Pëlqejnë romantizma të tipit të ngrohen pranë zjarrit, të ecin nëpër shi. Janë të turpshëm dhe nuk pëlqejnë të ekspozojnë flirtet e tyre mes miqsh apo të afërmve të tyre, pra janë të ekuilibruar.

E kuqe – Njerëzit që e adhurojnë këtë ngjyrë janë tigra të vërtetë. Nxehen shpejt, por edhe njëkohësisht falin shpejt. Bien shpesh pre e dredhive të njerëzve të zemrës, për faktin se besojnë me sy mbyllur tek njëri-tjetri. Shpesh kanë prirje për të qenë agresivë, por në rastin e parë kur ata shfaqin problemet ose krizat në çift janë të prirur për t’u larguar, pa përjetuar vuajtje dhe trishtim.

E zeza – Këta njerëz kanë tendencë që të shfaqin në mënyra të ndryshme dashurinë, deri në sado-mazokizëm. Janë të çuditshëm dhe shpesh shfaqjet e tyre kanë ndikim mbi krijimin e stresit apo problemeve të ngjashme. Sipas anketave, bie në sy, se nuk është e rastësishme që personat që adhurojnë këtë ngjyrë kanë prirje për të bërë akte të dhunshme dhe janë mospërfillës.

Vjollcë – Adhuruesit e ngjyrës vjollcë (manushaqe) mendojnë se janë të stërmençur për argëtime shtrati. Femrat urrejnë që flokët e tyre jenë të shprishur, përderisa meshkujt e kësaj ngjyre seksit i afrohen me qasje afariste. Të dy gjinitë, adhurues të ngjyrës vjollcë, më tepër brengosen për kënaqësinë e tyre, sesa për kënaqësitë e partnerit, xhelozë për lidhjet e reja dhe harrojnë shpesh ato të vjetrat.

Portokall- Njerëzit që adhurojnë ngjyrën portokalli jetojnë në botën e fantazive seksuale. Akti seksual për ata është shfaqje njëaktëshe, ku vetë ata janë aktorë kryesorë. Konsiderojnë pëshpëritjet e ëmbla dhe dialogët e rëndësishëm. Mashkulli “i portokalltë” ka si ves ta tërheqë partneren me shumë mënyra, ndërsa femrat kanë dëshirë të lënë gjurmë gjithnjë pas ndarjes nga partneri.

E kaltër – Adhuruesit e ngjyrës së kaltër janë partnerë të mrekullueshëm. Janë të sinqertë ndaj nevojave të partnerit. Të bërit dashuri ata e konsiderojnë si art të sofistikuar. Mashkulli që adhuron ngjyrën e kaltër, së pari thellësisht e relakson partnerin. Pasioni i tyre mund të krahasohet me baticën në ardhje. Në martesë personi “i kaltër” është partner i mrekullueshëm që kurrë nuk kërkon argëtim jashtë shtëpisë.

Rozë – Ata që e duan ngjyrën e trëndafiltë shfaqin papjekuri në aspektin seksual. Femrat më tepër provokojnë dhe më tepër premtojnë sesa ofrojnë. Në disa raste u imponohen me feminizmin e tyre edhe meshkujve. Prostitutat veshin rroba me këtë ngjyrë, prandaj ata adhurojnë flirtet. Gratë, burrat e të cilave e adhurojnë këtë ngjyrë, duhet të jenë të kujdesshëm dhe t’i përcjellin ata fshehurazi.

E gjelbër – Ata që e adhurojnë këtë ngjyrë, gjithnjë janë të freskët dhe të virgjër në qasje drejt seksit. Femrat që e adhurojnë të gjelbrën, gjithnjë duan të bëjnë dashuri sikur të ishte hera e parë e tyre. Mashkulli mund të jetë i ngathët, por plot sharm. Dashnorët e gjelbër janë të sjellshëm, por jo shumë të zjarrtë. Partneri i personit “të gjelbër” asnjëherë nuk ka nevojë të brengoset për pabesi martesore.

E verdha – Këtë ngjyrë e adhurojnë njerëzit me nxitje seksuale të devijuara. Është kjo ngjyrë e homoseksualëve. Por kjo nuk do të thotë që të shqetësoheni, pasi nuk janë të gjithë homoseksualë ata që e mbajnë të verdhën. Në shumicën e rasteve, adhuruesit e të verdhës përgjigjen me pasivitet në dëshirat dhe kërkesat seksuale të partnerit. Kurrë nuk kënaqen totalisht në seks, por dhe kurrë nuk duan të ikin nga nxitja e dikujt që e adhurojnë edhe pse në prani të të cilit ndiejnë kënaqësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat