Gjashtë veset nga të cilat duhet ta pastroni lidhjen tuaj, urgjentisht

Life style

Gjashtë veset nga të cilat duhet ta pastroni lidhjen tuaj, urgjentisht

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 08:41
Ilustrim

Disa vese janë brenda kufijve të lidhjes, ndërsa të tjerë mund ta shkatërrojnë atë nëse shkojnë shumë larg.

Mësoni se cilat janë këto vese dhe se si t’i përballoni ato.

Pritja e dashurisë vetëm nga tjetri

Tendenca që të besoni se partneri është ai që duhet t’u qaset i pari dhe t’ju shfaqë dashurinë është më i pranishëm te femrat, siç tregohet nga kërkimi mbi atë që ka më tepër gjasa të shprehë i pari dashurinë. Nëse e keni këtë besim, atëherë do të shkoni drejt vesit të pritjes së një personi tjetër që t’ju tregojë se ju do.

Kjo nuk mund ta ndihmojë shumë lidhjen tuaj pasi të keni kaluar shumë kohë së bashku. Për të kundërshtuar këtë ves, ekspertët rekomandojnë ta keni më në kontroll fatin tuaj.

Të grindeni vazhdimisht për të njëjtat gjëra

Përpara se të përfshiheni në një rutinë të ankesave të vazhdueshme, gjeni kohën për të zgjidhur problemin duke folur qetësisht derisa ta zgjidhni atë.

Sigurisht që zënka mund të ashpërsohet nëse ju e përdorni atë për të nxjerrë në pah të metat e njëri-tjetrit. Shtoni ndjesinë e kontrollit të vetes dhe do të kuptoni se ngadalë gjërat do të vijnë në shina dhe se lidhja juaj nuk do të vuajë më nga zënkat që përsëriten.

Të merrni partnerin për të mirëqenë

Në një farë mënyrë marrja e tjetrit për të mirëqenë është një shenjë e mirë sepse tregon se ju ndiheni që mund të mbështeteni te njëri-tjetri. Por nga ana tjetër, efekti anësor nënkupton se ju nuk merrni më në konsideratë se çfarë ndjen, mendon apo vendos me vullnet të lirë njeriu juaj i zemrës sepse ngadalë opinioni i tij/saj kthehet në të mirëqenë për juve.

Kjo është diçka shumë e keqe, e askush nuk mund ta tolerojë dhe për këtë arsye duhet të luftoni shumë me mentalitetin tuaj që të respektoni maksimalisht këdo, për sado kohë ta keni pasur në krah.

Serioziteti i tepërt

Mund të kuptoni se qeshni më tepër me miqtë dhe kolegët jashtë shtëpisë sesa me partnerin tuaj. Angazhimet e një lidhjeje serioze normalisht që mund t’ju hedhin më tepër përgjegjësi mbi supe, por familja nuk duhet të jetë shumë serioze.

Kërkimet kanë treguar se nëse qeshni me partnerin/en tuaj atëherë keni më shumë gjasa të jeni një çift i suksesshëm.

Moskonsumimi i një vakti bashkë

Jeta është e shpejtë për të gjithë ne. Vështirë të gjendet balanca midis shtëpisë, punës dhe argëtimit. Megjithatë duhet të keni parasysh se përherë ka vend për të qenë bashkë dhe për të konsumuar në qetësi një vakt familjar.

Lidhja që krijohet te një çift kur ata hanë bashkë është një lidhje natyrore e njeriut që nga lashtësia që ofron siguri, dashuri dhe mbështetje për të ardhmen së bashku.

Përqendrimi i tepërt te teknologjia

Sjellja jonë ka ndryshuar me kalimin e viteve nga bisedat përballë në teknologjinë e informacionit. Ndërsa është bërë mjaft e zakonshme që të gjithë personat të kenë një jetë individuale, ju duhet të kuptoni se mungesa e vëmendjes ndaj njeriut të zemrës mund të kthehet ngadalë në një pengesë serioze për lidhjen tuaj.

Lëreni teknologjinë mënjanë kur jeni me gjysmën tjetër tuajën dhe do të kuptoni që jeta reale dhe respekti është diçka që nuk mund ta humbisni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat