Katër gabime të mëdha te veshjet që i bëjnë femrat

Life style

Katër gabime të mëdha te veshjet që i bëjnë femrat

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 06:31
Ilustrim

‘Kundërvajtjet’ e pafalshme të modës.

1. Teprime me figura kafshësh

Kombinimi i gabuar i tyre apo shumë pjesë veshjesh me ekzemplarë të ndryshëm kafshësh për të anketuarit është gabim i pafalshëm.

Printet figurave të kafshëve janë shumë të popullarizuara në këto disa vite të fundit dhe gjatë kësaj kohe shumë dama të njohura nganjëherë e kane tepruar me dëshirën që të zgjojnë “kafshën” e tyre të brendshme.

2. Veshjet shumë të ngushta

Nga pantallonat dhe fundet deri te fanellat deri te fustanet – modelet të cilat nuk i përshtaten trupit, por në mënyrë të pashembullt shtrëngojnë, nuk janë të popullarizuara.

Të anketuarit konsiderojnë që format dhe figura gjithmonë mund të theksohen edhe në modelet e rehatshme, transmeton Telegrafi

3. Xhinse mbi xhinse

Ky material disa sezone të fundit po ka popullaritet të madh. Me pantallona nga xhinset vishen edhe këmishët, por gjithashtu shfaqen edhe si “shtojcë” në pjesët e veshjeve.

Mu sikur në rastin e figurave të kafshëve, teprimet me xhinset personat e anketuar i përjetojnë si kundërvajtje mode.

4. Veshjet e mbrëmjes gjatë ditës

Të anketuarit nuk janë adhurues të kombinimeve ditore glamuroze dhe konsiderojnë që veshjet e mbrëmjes në të vërtetë i përkasin kohës së vet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat