Çfarë i ndodh trupit kur vetëm shtatë ditë nuk keni seks - Bota Sot
Çfarë i ndodh trupit kur vetëm shtatë ditë nuk keni seks

Life style

Çfarë i ndodh trupit kur vetëm shtatë ditë nuk keni seks

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 21:45
Ilustrim

Ka të vërteta në atë që lidhjet intime ofrojnë kënaqësinë më të madhe, si dhe çfarë i ofrojnë shëndetit tonë.

Aktivitetet seksuale kanë shumë përparësi për shëndetin tuaj, ndërkaq nëse pushojmë ta praktikojmë humbim disa gjëra të rëndësishme.

Shumë ekspertë tregojnë se mungesa e marrëdhënieve intime për vetëm një javë tërheq me vete disa pasoja të mëdha.

Këto janë vetëm disa nga pasojat të cilat mund t’i keni nëse nuk bëni seks një javë.

Tensioni

Momentet intime me partnerin tuaj janë shumë të dobishme dhe të kënaqshme, andaj ndikojnë në zvogëlimin e stresit. Prandaj kur pushojmë së praktikuari humbin dobitë të cilat i kemi pasur nga seksi.

Seksi përmirëson aktivitetin fizik si edhe aktivitetin e trurit.

Problemet me zemrën

E dimë që ata të cilët nuk praktikojnë kurrfarë ushtrimesh kanë më shumë probleme me zemrën. Pasi që seksi është një lloj aktiviteti fizik, përmirëson shëndetin tonë.

Pos kësaj, meshkujt të cilët kanë pasur seks një herë në javë kanë më pak shanse të kenë problem me ereksionin, ndërsa ata të cilët një kohë të gjatë nuk kanë pasur seks kanë probleme të mëdha me ereksionin.

Mungesa e vetëbesimit

Kur ndërprisni marrëdhëniet me parterin, filloni të ndiheni e padëshirueshme. Mbase filloni të mendoni që me partnerin tuaj nuk shiheni shpesh për shkak që ai ose ajo nuk dëshiron.

Gjatë orgazmës, hormonet si p.sh. testosteroni, estrogjeni dhe prolaktina lirohen dhe ndikojnë në sjelljen tonë. Siç mund të shohim, të gjitha këto kanë lidhje me kënaqësinë tonë, por edhe në ruajtjen e shëndetit.

Nëse jeni të martuar apo jeni në lidhje dashurore, kujdesuni që të ndodhin këto gjëra në trupin tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...