Ushtrimet e gabuara, fajtorë për mbipeshën

Life style

Ushtrimet e gabuara, fajtorë për mbipeshën

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Ushtroni intensivisht dhe nuk humbni në peshë. Madje ju duket se përkundër ushtrimeve të vazhdueshme ju shtoni kilogramë. Besuat ose jo, edhe ajo është e mundshme. Dhe, ja pse...

Pas ushtrimeve me intensitet të ulët, ushqimi i plotë i pasur me karbohidrate rezulton me shtimin e kilogramëve dhe ujit në organizëm, prandaj muskujt fryhen dhe bëhen gjithnjë e më të mëdhenj.

Po ashtu, edhe me anë të ushtrimeve me ngarkesë të madhe dhe me pak përsëritje, muskujt e mbledhin ujin dhe zgjerohen duke e shtuar kështu vëllimin e tyre.

Një studim amerikan tregon se me anë të ushtrimeve të rregullta shtohet apetiti. Trupi fillon të kërkojë gjithnjë e më shumë kalori, prandaj njerëzit fillojnë të hanë gjithnjë e më shumë, dhe kjo sjell deri te shtimi në peshë.

Nëse vërtet dëshironi të humbni peshë me anë të ushtrimeve, atëherë fillimisht duhet të nxeheni, pastaj të bëni disa ushtrime të kombinuara, ‘kardio’ (biçikletë, shirit lëvizës etj) me ushtrimet me pesha jo shumë të rënda dhe me përsëritje më të shpeshta.

Po ashtu është e nevojshme që të shmangni ushqimin me indeks të lartë glikemik (p.sh ushqimet nga mielli i bardhë ose ato të cilat kanë shumë sheqer).

Njerëzit mund të gabojnë nëse pas ushtrimit hanë ushqim me shumë karbohidrate në vend se të pinë lëng proteinik ose një copë mishi, i cili do t’i ushqejë muskujt duke mos shkaktuar mbipeshë.

Nëse keni vendosur që humbjen e peshës ta bënë për një periudhë më të gjatë kohore, atëherë kjo mund të arrihet vetëm me ndryshimin e raportit ndërmjet kalorive të konsumuara dhe sasisë së energjisë së shpenzuar.

Për fillestarët rekomandohet ecje 30-minutëshe pas çdo vakti, sepse kjo ecje do ta ketë efektin e njëjtë sikurse të ushtroni në palestër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat