Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje mes dremitjes dhe lumturisë

Life style

Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje mes dremitjes dhe lumturisë

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Gjumi është shumë i rëndësishëm për jetën e njeriut.

Kur flini mirë mund të keni përfitime shëndetësore, që nga rritja e produktivitetit deri tek mbrojtja nga sëmundjet e zemrës.

Profesor Richard Wiseman, nga Universiteti i Hertfordshire, tha: “Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se dremitja nën 30 minuta ju bën më të fokusuar, produktiv dhe krijues dhe këto gjetje të reja sugjerojnë mundësinë mahnitëse që edhe ju mund të bëheni më të lumtur vetëm duke marrë një pushim të shkurtër”.

Studimi u zhvillua në Festivalin Ndërkombëtar të Shkencës në Edinburg, ku 1000 pjesëmarrës u përgjigjën në pyetjet psikologjike në një sondazh online i cili kërkoi detaje të zakoneve të dremitjes.

Sipas përgjigjeve të tyre, dremitja i’u ofron lumturi. 66% e personave që koten raportuan të ndjehen të lumtur në krahasim me 56% personave që bënë gjumë më të gjatë  duke theksuar një lidhje të rëndësishme në mes të dremtijes dhe përmirësimit të mirëqenies.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat