Shokohet babai: Si ia gjeta vajzës lodrat e seksit në dhomën e gjumit...

Life style

Shokohet babai: Si ia gjeta vajzës lodrat e seksit në dhomën e gjumit...

Nga: Bota sot Më: 31 gusht 2018 Në ora: 21:40
Foto ilustrim

Një baba ka rrëfyer për “The Sun”, ankthin të cilin po e kalon, pasi ka kuptuar se vajza e tij, po përdor lodra seksuale. Ai ka thënë se është mërzitur shumë, mirëpo nuk mund të flas me nënën e 26 vjeçares për këtë problem, pasi është i divorcuar nga ajo, përcjell Bota sot.

Rrëfimi i tij i plotë:

Kam gjetur një lodër seksuale tek gjërat e vajzës time dhe nuk mund ta shoh më atë në të njëjtën mënyrë. Kjo po ma thyen zemrën time.

Ajo është 26 vjeçare dhe jeton e pavarur qe disa vite.

Ajo ka blerë një shtëpi të bukur dhe më ka kërkuar mua, babain e saj, që ta ndihmonin për t’u zhvendosur.

Në njërën nga kutitë që mora nga dhoma e gjumit të saj, kontrollova rastësisht dhe pashë një lodër seksi.

Më mirë të mos e kisha gjetur. E di që është jeta e saj, por unë nuk mund të ndalem duke menduar për të , se pse ajo po përdor këto lodra.

E dua shumë vajzën time, por unë jam divorcuar, kështu që nuk mund të flas me nënën e saj për ankthin në të cilin po kaloj tani.

Përgjigjja e psikologes:

Marrëdhënia juaj do të dëmtohet nëse nuk e respektoni faktin se vajza juaj është një femër e rritur dhe është punë vetëm e saj se si gëzohet seksualisht.

Ju po bëni një gjykim moral ku nuk ka dëm./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat