E vërtetuar shkencërisht: Dremitjet na bëjnë më të lumtur

Life style

E vërtetuar shkencërisht: Dremitjet na bëjnë më të lumtur

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 06:45
Ilustrim

Ndonëse organzimi i njeriut përfiton më shumë nga gjumi i natës, kënaqësia që të japin dremitjet gjatë ditës është thjesht e pakrahasueshme.Nëse e ndjenit se gjumi i drekës ju shplodh apo ju ngre humorin, tanimë ky është një fakt dhe nuk do të ketë asnjë dyshim rreth këtij fenomeni. Hulumtuesit nga Universiteti i Hertfordshire e kanë vërtetuar shkencërisht që dremitjt gjatë ditës na bëjnë më të lumtur. 

Profesor Richard Wiseman doli në përfundimin se 30 minuta dremitje rrit produktivitetin dhe përqëndrimin e njerëzve. Veç kësaj dremitjet duket se rrisnin dhe nivelin e hormoneve të lumturisë e na bëjnë me te qetë. Studimi, i cili u zhvillua për Festivalin Ndërkombëtar të Shkencës në Edinburg mori në shqyrtim të dhënat e 1000 pjesëmarrësve, ku këta të fundit iu përgjigjen pyetjeve psikologjike në një sondazh online.

Duke studiuar ritualet dhe zakonet e gjumit, psikologët dolën në përufndimin se njerëzit që dremisnin të paktën një herë të ditë, ishin më të qetë dhe e kishin më të vëshitrë të kalonin situata stresuse. Studimi tregoi gjithashtu se 66% e njerëzve që pushonin në drekë ishin më të lumtur nga pjesa tjetër e njerëzve që flinin vetëm natën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat