Motivi që ju shtyn për punë

Life style

Motivi që ju shtyn për punë

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 16:40
Ilustrim

Motivet e kryerjes së një pune janë të ndryshme, por cili është ai motiv primar që na shtyn për të punuar? Shumë sondazhe i kanë dhënë një përgjigje kësaj pyetjeje, lidhur me vlerën monetare.

Pra ata përcaktojnë se motivi për të cilin punojmë, janë paratë.

Në fakt, ky është një motiv i rëndësishëm që vështirë është për t’u kundërshtuar pasi është ekonomia ajo që përcakton shpesh herë statusin, që të privon nga ambienti social, që përcakton shpesh herë dhe standardin e jetesës.

Duket qartë se paratë përbëjnë motivin e kryerjes së një pune por edhe të gjetjes së një pune. Por a përputhet dëshira me kërkesën?

Është shumë e vështirë që dëshirat tona t’i gjejmë në tregun e punës pasi tregu shpesh herë ka kërkesa më të larta se sa dëshirat tona. Por ne duhet të shohim dhe anën tjetër të medaljes, që jo gjithmonë paratë shërbejnë si motiv i punës sonë, por këtë fakt ne e kuptojmë gjatë rrugës, sidomos kur jemi në punë.

Pasi askush nga ne nuk do ta donte një punë ku të paguhej mirë por të ishte nën presion të vazhdueshëm. Megjithëse ka shumë njerëz për të cilët nevoja për ekzistencë është më e madhe se çdo lloj presioni.

Por a do ta bëni ju një punë që nuk i përshtatet nivelit tuaj arsimor, që nuk i përshtatet tipit apo personalitetit tuaj vetëm për para?

Këtu sigurisht ka vend për shumë diskutim pasi sot në shoqërinë tonë ka tipa dhe personalitete të ndryshme që mbase për para do bënin çdo gjë.

Por në fund të fundit askush s’duhet të harrojë të kujdeset për higjienën e tij mendore dhe të gjejë atë punë që i përshtatet më së miri tipit, interesave dhe nevojave vetjake. Pasi vetëm në këtë mënyrë mund të ndihemi më të realizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat