Faji e bën të mirë punëtorin

Life style

Faji e bën të mirë punëtorin

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 21:05
Ilustrim

Njerëzit të cilët janë të gatshëm të ndiejnë fajin njëkohësisht janë edhe më besnikë, sepse brejtja e ndërgjegjes i pengon që të gabojnë në të ardhmen.

Nëse dëshironi të keni punëtor të mirë, kushtoni kujdes se a është i gatshëm të pranojë fajin.

Një hulumtim amerikan tregon që njerëzit të cilët janë të gatshëm të pranojnë fajin njëkohësisht janë edhe më besnikë, sepse brejtja e ndërgjegjes i pengon që të gabojnë në të ardhmen.

Për të qenë ndokush punëtor besnik, patjetër duhet të ndiejë përgjegjësinë për veprimet e veta, tregon studimi i Universitetit në Chicago, i publikuar në “Magazinën e personalitetit dhe të psikologjisë sociale”.

Faktori i cili më së miri parashikon besnikërinë e ndonjë punëtori është prirja e tillë ndaj fajit. Kjo është më e rëndësishme se të qenit i hapur, i kujdesshëm, madje edhe i sentimental.

Mirëpo, kjo nuk ka të bëjë me fajin të cilin e kemi ndier pas aktit, por në parashikimin e ndjenjës së fajit që do të na detyrojë që të mos bëjnë vepra të pamira.

Tek njerëzit të cilët frikësohen nga ajo që do t’i tradhtojnë të tjerët – mund të mbështetemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat